E premte, 14 Gusht, 2026

Startup-et e financuara me grante rrisin punësimin, të ardhurat dhe klientët

Share

Startup-et e mbështetura përmes skemës së granteve për periudhën 2024-2025 kanë shënuar rritje të aktivitetit, punësimit, të ardhurave dhe numrit të klientëve.

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj ndau sot në rrjetet sociale disa të dhëna mbi ecurinë e këtyre bizneseve pas financimit përmes skemës së granteve.

Ajo theksoi se përmes Skemës së Granteve, Startup Albania mbështet startup-et shqiptare në rrugëtimin e tyre drejt rritjes dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Sipas statistikave të publikuara, numri i punonjësve në startup-et e financuara është dyfishuar, nga 3 punonjës në vitin 2024 në 6 punonjës në vitin 2025.

Edhe të ardhurat e këtyre bizneseve kanë shënuar rritje gjatë periudhës së marrë në analizë, me një rritje prej 142,21% nga viti 2024 në vitin 2025.

Në të njëjtën kohë, numri i klientëve është rritur nga 2 në vitin 2024, në 5 klientë në vitin 2025.

Të dhënat, sipas ministres Ibrahimaj, tregojnë ecurinë e startup-eve pas mbështetjes financiare dhe ndikimin e skemës së granteve në zgjerimin e aktivitetit të tyre.

Te tjera

Lajme te tjera