Deputetja e Partisë Socilaiste e Elbasanit, Sara Mila, ka vlerësuar punën e fermerëve të zonës së Labinot Malit, duke promovuar prodhimet e tokës dhe përkushtimin e banorëve që merren me bujqësi.
Përmes një reagimi, Mila u ka bërë thirrje qytetarëve që, gjatë rrugës për në Labinot Mal, të ndalojnë, të shijojnë dhe të promovojnë prodhimet lokale, të cilat sipas saj janë rezultat i punës dhe dashurisë së fermerëve për tokën.
“Siç e do zakoni rrugës për në Labinot Mal: ndalo, shijo, promovo këtë mrekulli të natyrës dhe tokës sonë”, shkruan deputetja.
Mila ka shprehur gjithashtu mirënjohjen e saj për fermerët e zonës, duke theksuar kontributin e tyre në rritjen e prodhimeve të shëndetshme dhe në ruajtjen e standardeve të cilësisë në treg.
“Të gjitha prodhime të tokës, por mbi të gjitha të punës së njerëzve që e duan, e punojnë dhe jetojnë me të”, shprehet ajo, ndërsa vlerëson fermerët për përkushtimin e tyre të përditshëm.
