E hënë, 10 Gusht, 2026

Skema e Investimeve, fermerja në Lushnjë nis ndërtimin e një serre të re, synon tregjet europiane

Share

Skema e Investimeve, pjesë e Skemës Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2026, po mbështet zgjerimin dhe modernizimin e investimeve në sektorin bujqësor, duke u krijuar fermerëve mundësi për rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe fuqizimin e potencialit për eksport.

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) solli shembullin e fermeres Nertila Bufazi në Lushnjë, e cila, pas aplikimit dhe kontraktimit në Skemën Kombëtare të Investimeve, pritet të nisë ndërtimin e një serre të re prej 20 dynymësh.

Bufazi, tregon se e nisi biznesin e saj bujqësor rreth 10 vite më parë me vetëm 2 dynymë serra. Sot ajo kultivon perime në një sipërfaqe prej 30 dynymësh, ndërsa investimi i ri do të zgjerojë më tej kapacitetet e prodhimit.

Në bashkëpunim me pikat e grumbullimit, prodhimet nga serra e saj eksportohet në vendet e Ballkanit, si edhe në Itali, Francë dhe vende të tjera të Evropës.

Ajo thotë se përmes investimit të ri synon t’i përgjigjet kërkesës në rritje të tregut, duke rritur kapacitetet e prodhimit të perimeve në serra dhe potencialin e fermës për eksport.

AZHBR vlerëson se, aplikimi dhe kontraktimi në kuadër të Skemës Kombëtare të Investimeve i hapin fermeres mundësinë për zgjerimin e aktivitetit dhe rritjen e mëtejshme të prodhimit bujqësor.

Skema Kombëtare e Investimeve 2026 përfshin tri masa kryesore, të orientuara drejt fermerëve të rinj, zhvillimit të staneve dhe pajisjeve blegtorale, si dhe mekanizimit të bujqësisë.

Përmes këtyre masave synohet nxitja e investimeve të reja, modernizimi i fermave, rritja e kapaciteteve prodhuese dhe përmirësimi i konkurrueshmërisë së sektorit bujqësor. Aplikimet për masat e investimeve janë administruar nga AZHBR përmes dosjeve fizike.

Përmes kësaj skeme synohet nxitja e investimeve të reja dhe forcimi i potencialit të bujqësisë shqiptare për të rritur prodhimin dhe eksportet.

Te tjera

Lajme te tjera