Zëvendësministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Tana Kika, priti në një takim pune delegacionin e Dhomës së Mjekëve Veterinarë të Maqedonisë së Veriut dhe përfaqësues të Urdhrit Profesional të Mjekut Veterinar të Shqipërisë, ku në fokus të diskutimeve ishte forcimi i bashkëpunimit rajonal në fushën e veterinarisë dhe sigurisë ushqimore.
Gjatë takimit, palët shkëmbyen përvoja mbi organizimin e shërbimit veterinar, menaxhimin e sëmundjeve ndërkufitare dhe koordinimin ndërinstitucional, si pjesë e përpjekjeve për rritjen e standardeve në sektor.
Në reagimin e saj, Kika u shpreh se bashkëpunimi ndërmjet institucioneve dhe harmonizimi me standardet e Bashkimit Evropian mbeten thelbësore për garantimin e shëndetit të kafshëve, sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit publik.
Po ashtu, gjatë takimit u diskutua edhe ecuria e Kapitullit 12 në kuadër të procesit të integrimit evropian, me theks te shkëmbimi i praktikave më të mira dhe thellimi i bashkëpunimit profesional mes dy vendeve.
Zv.ministrja shprehu gjithashtu kënaqësinë për takimin me Zëvendëspresidentin e Dhomës së Mjekëve Veterinarë të Maqedonisë së Veriut, Rami Selmani, të cilin e cilësoi një koleg të hershëm që prej vitit 1998.
Në përfundim, Kika falënderoi delegacionin maqedonas dhe përfaqësuesit shqiptarë për diskutimet konstruktive, duke theksuar se bashkëpunimi rajonal mbetet një element kyç për zhvillimin e sektorit veterinar dhe garantimin e sigurisë ushqimore në rajon.
Postimi i zv/ministres Kika
Ministria e Bujqësia e Zhvillimit Rural
Bashkëpunimi rajonal në shërbim të veterinarisë dhe sigurisë ushqimore ![]()
![]()
Mirëpritëm sot në një takim pune përfaqësuesit e Urdhrit Profesional të Mjekut Veterinar të Shqipërisë dhe delegacionin e Dhomës së Mjekëve Veterinarë të Maqedonisë së Veriut.
Kënaqësi gjithashtu takimi me kolegun prej vitit 1998, Z. Rami Selmani, Zëvëndëspresident i Dhomës së Mjekëve Veterinarë të Maqedonisë së Veriut.
Gjatë takimit diskutuam mbi shkëmbimin e përvojave në organizimin e shërbimit veterinar, avancimin e bashkëpunimit rajonal, menaxhimin e sëmundjeve ndërkufitare dhe ecurinë e Kapitullit 12 në procesin e integrimit evropian. Forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional dhe harmonizimi me standardet e Bashkimit Evropian mbeten thelbësore për garantimin e shëndetit të kafshëve, sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së shëndetit publik.
Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve për diskutimet konstruktive dhe angazhimin për të thelluar bashkëpunimin profesional në dobi të sektorit veterinar dhe zhvillimit të qëndrueshëm të rajonit.
