Zv/ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Tana Kika, mori pjesë në eventin përmbyllës të projektit SAFE – Mbështetje për Edukimin në Fushën e Sigurisë Ushqimore në Shqipëri, një iniciativë e mbështetur nga Bashkimi Evropian që synon forcimin e kulturës së sigurisë ushqimore në vend.
Gjatë aktivitetit, zv/ministrja Kika vlerësoi kontributin e projektit në rritjen e ndërgjegjësimit dhe bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, akademisë, biznesit dhe aktorëve të zinxhirit ushqimor, duke theksuar rëndësinë e një qasjeje të përbashkët për garantimin e sigurisë ushqimore.
Në fjalën e saj, ajo nënvizoi se siguria ushqimore nuk është vetëm një detyrim ligjor, por edhe një përgjegjësi e përbashkët ndaj shëndetit të konsumatorëve. Sipas saj, investimi në edukim, zhvillimin e kapaciteteve profesionale dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional mbetet baza për ndërtimin e një sistemi ushqimor modern, të sigurt dhe të qëndrueshëm.
Në përfundim, zv/ministrja Kika shprehu mirënjohjen për organizatorët, partnerët, aktorët e përfshirë dhe Delegacionin e Bashkimit Evropian për mbështetjen e vazhdueshme në forcimin e standardeve të sigurisë ushqimore në Shqipëri. Ajo ritheksoi angazhimin për të vijuar punën në hartimin dhe zbatimin e politikave që garantojnë ushqim të sigurt për qytetarët dhe afrojnë vendin me standardet e Bashkimit Evropian.
Postimi i plotë i zv/ministres Tana Kika
“Kënaqësi të merrja pjesë në eventin përmbyllës të projektit SAFE – Mbështetje për Edukimin në fushën e Sigurisë Ushqimore në Shqipëri, një iniciativë e mbështetur nga Bashkimi Evropian që ka kontribuar në forcimin e kulturës së sigurisë ushqimore, rritjen e ndërgjegjësimit dhe bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, akademisë, biznesit dhe shumë aktorëve pjesëmarrës në zinxhirin ushqimor.
Në fjalën time theksova se siguria ushqimore nuk është vetëm një detyrim ligjor, por një përgjegjësi e përbashkët ndaj shëndetit të konsumatorit.
Investimi në edukim, zhvillimin e kapaciteteve profesionale dhe bashkëpunimin ndërinstitucional mbetet themeli për ndërtimin e një sistemi ushqimor modern, të sigurt dhe të qëndrueshëm.
Falënderoj organizatorët, partnerët, aktorët dhe Delegacionin e Bashkimit Evropian për mbështetjen e vazhdueshme në forcimin e standardeve të sigurisë ushqimore në vendin tonë. Së bashku do të vazhdojmë të punojmë për politika dhe sisteme që garantojnë ushqim të sigurt për çdo qytetar dhe afrojnë Shqipërinë gjithnjë e më shumë me standardet e Bashkimit Evropian. European Union in Albania Destiny Center for ExcellenceMinistria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural #shoqeriacivile #MbrojtjaeKonsumatorit Elisa TeneqexhiAutoriteti Kombetar i UshqimitAutoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së BimëveInstituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë – ISUV #OneHealth #bujqesia2030”, shkruan zv/ministrja Kika në rrjetet sociale.
