Pas 20 vitesh në skenën më të madhe të futbollit, Cristiano Ronaldo i ka dhënë lamtumirën Kupës së Botës. Pas eliminimit të Portugalisë në Botërorin 2026, 41-vjeçari konfirmoi se ky ishte turneu i tij i fundit në këtë kompeticion.
Ronaldo largohet nga Kupa e Botës duke lënë pas një trashëgimi të jashtëzakonshme. Ai u bë futbollisti i parë në histori që shënon gol në gjashtë edicione të ndryshme të Kupës së Botës, ndërsa e mbyll karrierën si golashënuesi më i mirë i Portugalisë në historinë e këtij turneu.
Gjithashtu, ai vendosi rekordin si lojtari më i madh në moshë që ka shënuar gol në fazën me eliminim direkt të Kupës së Botës. Me paraqitjet dhe rekordet e tij, Cristiano Ronaldo mbyll një kapitull historik, duke u renditur mes emrave më të mëdhenj që ka njohur ndonjëherë futbolli.
