E martë, 28 Korrik, 2026

Maskat e “patriotizmit” dhe hipokrizia e një proteste të dështuar, si po tentohet sabotimi i investimit të familjes Trump në emër të kauzave të rreme

Share

Shqipëria ka çdo arsye legjitime të jetë në këmbë, e zemëruar dhe në protestë masive kundër një klase politike që e mban peng prej 35 vitesh. Përgëzoj çdo qytetar të ndershëm që del në shesh kundër korrupsionit të Edi Ramës, Sali Berishës dhe të gjithë elitës politike që prodhoi vetëm varfëri, krim dhe shpopullim në vendin tonë. Por, të kthesh revoltën popullore në një betejë absurde kundër investimeve të mëdha private, është një verbëri që kufizohet me sabotimin kombëtar.

Nëse toka në Zvërnec është private dhe pronarët e saj kanë vendosur ta zhvillojnë, ky nuk është krim, por progres ekonomik. Projekti miliardash që bashkon SHBA-në dhe botën financiare të Lindjes së Mesme nuk sjell thjesht hotele, por një guaskë të fuqishme të sigurisë gjeopolitike. Nuk është rastësi që zemërimi i madh për Zvërnecin nuk buron nga interesi publik, por direkt nga qarqet e huaja që duan një Shqipëri të dobët.

Fqinjët tanë dhe shteteet jodashamirëse nuk e kanë problemin medjedisin, por me faktin se ky projekt po e vendos Vlorën në hartën globale strategjike. Ndaj, në vend të dënimit, ky projekt meriton respekt dhe mirënjohje të thellë për familjen Trump, vajzën e tij Ivanka Trump dhe dhëndrin Jared Kushner, të cilët kanë shfaqur ambicien dhe vizionin e madh për të investuar miliarda dollarë në vendin tonë.

Por kjo indicativë duket se po refuzohet nga ata që s’i duan të mirën Shqipërisë.

Sa herë që në bregdetin tonë shfaqet një korporatë e këtyre përmasave, ndizet flaka e rebelimit. Ku ishin këta “patriotë” kur Porto Romano iu fal Serbisë, kur deti Jon iu dhurua Greqisë, apo kur mafia e drogës betonoi Dhërmiun, Palasën dhe Golemin?

Pse nuk u derdh asnjë pikë loti për pishat e Lalzit kur po shkatërroheshin pa leje, por u kujtuan pikërisht tani që investimi është amerikan? Edi Rama ka qindra mëkate për të cilat duhet të largohet, por nëse tërhiqet nga ky projekt, ai do të tradhtonte interesat jetike të vendit. Turizmi në të gjithë Mesdheun, nga Turqia në Spanjë, është zhvilluar falë kapitalit të huaj dhe Shqipëria nuk mund të mbetet peng e axhendave destabilizuese.

Fatkeqësisht, turma jo gjithmonë ka të drejtë, sidomos kur manipulohet nga të huaj, pseudopatriotë, marksistë e sorosistë të maskuar si atdhetarë. Resorti i projektuar në Zvërnec dhe Sazan duhet të përfundojë medoemos, sepse ai e bën territorin dhe ekonominë tonë më të fortë e të paprekshme.

Gjithsesi, rezistenca dhe protesta në shesh mbeten fryma e një kombi të gjallë që refuzon të nënshtrohet përballë hajdutërisë së politikanëve të vet. Megjithatë, teksa bërtasim me sa zë që kemi kundër korrupsionit që na varfëron çdo ditë, duhet të jemi aq të zgjuar sa të hapim dyert me dinjitet për investimet që na zhvillojnë. Shqipëria e së ardhmes nuk ndërtohet duke dëbuar Amerikën nga bregdeti, por duke dëbuar përgjithmonë ata që na lanë në baltë për më shumë se tre dekada!

Te tjera

Lajme te tjera