E hënë, 27 Korrik, 2026

“Institucionet jo më më peng i privatit!” Rama prezanton “Albanian Digital Solution”: Synojmë të krijojmë prototipe edhe për eksport

Share

Kryeministri Edi Rama ka qenë prezent sot në prezantimin e Albanian Digital Solution Sh.A., një iniciativë që  sipas tij synon modernizimin e shërbimeve dhe forcimin e inovacionit teknologjik në vend. Rama u ndal dhe shpjegoi thelbin e kësaj iniciative të marrë nga qeveria shqiptare.

Për të cilën tha se tashmë të gjitha insitucionet e vendit do të kenë një kompani për shkak të së cilës nuk do ti mbeten më “peng” privatëve.

“Një kompani që të jetë garanci për institucionet e vendit të cilat nuk mund të mbeten asnjëherë peng të privatëve në mirëmbajtjene sistemeve të tyre” u shpreh ai.

Teksa më tej shtoi: “Kjo është ambicia e cila ka edhe një faturë, një faturë shumë domethënëse shumë kuptim plotë e shkruar në bazë të një komisinioni të shifrave që ndryshojnë me ndryshimin e qasjes së qeverisë ndaj marrësve të shërbimit. Në rast se sot ne shpenzojmë një shumë X për mirëmbajtjen e sistemeve kompanive private, brenda një harku 3 vjecar do ti kursejmë shtetit dhe qeverisjes elektronike një shumë të barabartë me shumën që sot shkon për mirëmbajten, dhe kjo shumë do të kthehet në një munësi të re investimesh. Është kaq e thjeshtë është e zeza mbi të bardhë.”

Më tej kryeministri ka pasur kritika sa i përket digjitalizimit në sektorin privat, ku është shprehur se: “Shqipëria sa shkëlqen te digjitalizimi i teknologjisë digjitale, aq edhe nxin sa i përket sekrorit privat në fushën e digjitalizimit”, teksa më tej “u sugeroi” privatëve të rikonceptojnë atë që ai e quajti “rruga e së ardhmes së tyre. Duke shtuar po ashtu se ideja e këtij projekti të qeverisë është që të kemi prototipe të cilat më vonë edhe mund të eksportohen.

“Kompanitë private do të duhet të rikonceprpjnë rrugën e së ardhmes së tyre, një tjetër aspekt i rëndësishëm që përbën një favor për këtë zgjidhje është edhe kapacieti që do të krijojë në këtë mënyrë shteti për të pasur përmes kësaj kompanie edhe zgjidhje të cilat mund të kthehhen në module apo prototipe të cilat mund të eksportohen.

Jemi të angazhuar dhe të kordimuar me shumë shtete, është një përpjekje që ne besojmë shumë që do ia dalim ta kthejmë në realitet, që do të thote të disponojmë një produkt të prodhuar në vendin tonë i cili të jetë i eksportueshëm, kjo është epoka teknologjike, që i jep mundësinë kujto nu ka rëndësi nëse je i pasur apo i varfër” shtoi mes të tjerash Rama.

Te tjera

Lajme te tjera