E martë, 19 Maj, 2026

Gara për kreun e PD, Berisha: Nuk ka kandidatë të tjerë në garë sepse kanë frikë nga humbja

Share

Më 23 maj anëtarët e Partisë Demokratike janë thirrur anëtarët në atë që konsiderohet si referendumi për rikonfirmimin e Sali Berishës në krye të partisë më të madhe të opozitës. Në një konferencë për mediat, Berisha u shpreh optimist për procesin ndërsa theksoi se anëtarësia përmes parimit “një anëtar një votë” do të vendosë në mënyrë transparente për zgjedhjen e kryetarit të PD.

Ky proces, duhet të sqaroj, i cili u përfol nga ligësitë në mënyrën më të papërmbajtur, shënon formën më demokratike, procesin më demokratik të zgjedhjes së një lideri partie. Por, natyrisht prania e kandidatëve është diçka shumë e mirëpritur në këtë proces. Por e vërteta është se në 75 përqind të rasteve kur në garë është kryetari, për fat jo të mirë, të tjerët nuk hyjnë në garë. Pse nuk hyjnë në garë? Jo se nuk mund të hyjnë në garë, mund të hyjnë plotësisht, por sepse nuk dëshirojnë të angazhohen në një garë që nuk kanë të sigurt rezultatin. Dhe kjo nuk është vetëm në Shqipëri, kjo është në Evropë dhe në botë. Kjo është statistika e kësaj lloj gare”, tha Berisha.

Në vijim ai theksoi se shumica e partive politike në botë nuk e zgjedhin me ‘një anëtar-një votë’ kryetarin, e zgjedhin me forume, e zgjedhin gjer me aklamacion, me duartrokitje dhe merret si ekuivalent vote.

Ne e zgjedhim me praktikën ‘një anëtar-një votë’.

PS e ka në statut ‘një anëtar-një votë’, por nga viti 2009 gjer tani, asnjë anëtar i PS apo i rilindjes mafioze nuk është thirrur, nuk ka pasur mundësi, nuk është lejuar të votojë për Kreun e Meduzës.

Dhe tani, mediat e kontrolluara nga Edi Rama, në mënyrë që të sfumojnë procesin ‘një anëtar-një votë’ që zhvillohet tek partia opozitare dhe mungesën totale të tij tek partia tjetër, tek partia e krimit, merren me procesin e partisë opozitare. Kërkojnë me çdo kusht t’i krijojnë kandidatë, madje edhe ata që kanë themeluar vetë parti të tjera”, tha Berisha.

Te tjera

Lajme te tjera