Presidenti Donald Trump deklaroi sot se ka vendosur të anulojë një plan për të sulmuar Iranin ditën e nesërme, pasi krerët e tre fuqive rajonale në Lindjen e Mesme i kërkuan të “tërhiqet” nga ky veprim.
Përmes një postimi në Truth Social, Trump bëri të ditur se i ka informuar drejtuesit ushtarakë amerikanë “se NUK do ta kryejmë sulmin e planifikuar ndaj Iranit nesër”, pas kërkesave të Emirit të Katarit Tamim bin Hamad Al Thani, Princit të Kurorës Saudite Mohammed bin Salman dhe Presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe Mohammed bin Zayed Al Nahyan.
Sipas Trump, këta liderë kërkuan shtyrjen e sulmit “në atë kohë që po zhvillohen negociata serioze dhe se, sipas mendimit të tyre, si Udhëheqës të Mëdhenj dhe Aleatë, do të arrihet një Marrëveshje, e cila do të jetë shumë e pranueshme për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe për të gjitha vendet në Lindjen e Mesme dhe më gjerë”.
“Kjo marrëveshje do të përfshijë, më e rëndësishmja, ASNJË ARMË BËRTHAMORE PËR IRANIN!”, shkroi Trump.
Ai shtoi gjithashtu se i ka udhëzuar Sekretarit të Mbrojtjes Pete Hegseth dhe Kryetarit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneralit Dan Caine, që nëse sulmi i planifikuar për të martën shtyhet, pasi ata duhet të “jeni të përgatitur të vazhdoni me një sulm të plotë dhe në shkallë të gjerë ndaj Iranit, menjëherë, në rast se nuk arrihet një marrëveshje e pranueshme”.
