E enjte, 16 Prill, 2026

Bajerni kualifikohet në gjysmëfinale mes spektaklit, Arsenali mjaftohet vetëm me ndeshjen e parë

Share

Përfundojnë 2 ndeshjet e kthimit çerekfinale në Champions League. Një spektakël i vërtetë në “Allianz Arena”, ku Bajerni i Mynihut fitoi 4-3 me Realin e Madridit, duke prerë biletën në gjysmëfinale

Madrilenët gjetën të parët avantazhin që në sekondën e 35-të, ku pas një gafe fatale të Manuel Nojer, ishte Arda Gyler që dërgoi topin në rrjetë nga distanca.

Pavarësisht golit të shpejtë të pësuar, reagimi i bavarezëve ishte i menjëhershëm duke barazuar shifrat në minutën e 6-të. Xhoshua Kimish krosoi nga këndi, Aleksandër Pavloviç zuri në befasi mbrojtjen madrilene dhe portierin Andrej Lunin dhe shënoi me kokë, duke barazuar shifrat.

Në minutën e 23-të pati një kontakt në zonë mes Xhonatan Tah dhe Ferland Mendi, madrilenët pretenduan për penallti, por arbitri vazhdoi lojën normalisht.

Në minutën e 29-të, Arda Gyler ekzekutoi një goditje dënimi perfekte, duke mposhtur për herë të dytë Nojerin. Në minutën e 38-të, ishte radha e Herri Kejn për të gjetur rrjetën dhe për të barazuar shifrat 2-2. Anglezi shënoi pas asistit të Upamekano. Në minutën e 42-të, kundërsulm i shpejtë i madrilenëve, Vinicius Zhunior asistoi, Kilian Mbape shënoi.

Të dyja skuadrat donin kualifikimin, por gjithçka u vështirësua për “Los Blancos” pas daljes me karton të kuq të Kamavingës në minutën e 86.

Kur mendohej se ndeshja do të shkonte në shtesë, Bajerni barazoi shifrat në 3-3 me Luis Diaz në minutën 90+1.

Në gjymsëfinale do të kemi një tjetër finale të parakohshme mes Bajernit dhe PSG. Kjo do të jetë ndeshja e dytë mes këtyre dy ekipeve, pasi në vitin 2021, Bajerni ngriti në qiell trofeun me veshë të mëdhenj, duke mposhtur parizienët në finale.

Në “Emirates”, Arsenalit i mjaftoi fitorja minimale në Portugali për t’u kualifikuar në gjysmëfinale.

Ndeshja përfundoi me rrjeta të paprekura. Rasti i parë i rrezikshëm ishte në minutën e 41-të, ku goditja e Geni Katamo u përplas në shtyllën e majtë.

Në gjysmëfinale, Arsenali do të ndeshet me Atletikon e Madridit.

Te tjera

Lajme te tjera