E premte, 17 Prill, 2026

Atletiko “mbretëron” në Camp Nou, Kubarsi tradhton Barcelonën; Liverpuli mposhtet nga PSG dhe vazhdon rënien e lirë

Share

Dy ndeshjet e para çerekfinale të UEFA Champions League janë mbyllur dje me fitore të rëndësishme për Atletikon e Madridit dhe PSG-në.

Në stadiumin “Camp Nou”, Barcelona u mposht 0-2 nga Atletiko e Madridit, në një sfidë ku skuadra e Diego Simeones tregoi efikasitet maksimal.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal të miqve. Katalanasit hasën vështirësi për të depërtuar në mbrojtjen e ngjeshur të Atletikos. Në minutën e 18-të, Markus Rashford dërgoi topin në rrjetë, por goli u anulua për pozicion jashtë loje të Lamin Jamal.

Momenti kyç i takimit erdhi në minutën e 42-të, kur Barcelona mbeti me 10 lojtarë. Pas rishikimit me VAR, Pau Kubarsi u ndëshkua me karton të kuq për një ndërhyrje si lojtar i fundit ndaj Xhiuliano Simeones. Nga goditja e dënimit, Julian Alvarez realizoi saktë, duke kaluar Atletikon në avantazh.

Në pjesën e dytë, madrilenët vulosën fitoren në minutën e 70-të, kur Sorloth shënoi golin e dytë, duke mposhtur portierin Joan Garcia.

Në sfidën tjetër të luajtur në “Parc des Princes”, PSG fitoi 2-0 ndaj Liverpulit, duke konfirmuar formën e mirë, ndërsa anglezët vijojnë momentin negativ.

Në minutën e 32-të, Khviça Kvaratskhelia provoi të shënonte një gol spektakolar me rroveshatë, por Mamardashvili u tregua i vëmendshëm. Në minutën e 42-të, ishte Osmane Dembele që provoi të gjente golin, por Mamardashvili bëri një pritje shumë të mirë. Pjesa e parë u dominua komplet nga PSG, por u mbyllme rezultatin 1-0.

Në minutën e 65-të, Kvaratskhelia dyfishon shifrat, pas një aksioni të shpejtë dhe asistit fantastik të Zhoao Neves. Në minutën e 70-të, ka një kontakt në zonë mes Zaire-Emeri dhe Ibrahima Konate, arbitri kryesor i takimit tregoi gishtin nga pika e bardhë e penalltisë. Ndërhyri VAR, arbitri pa pamjet dhe ndryshon qendrim. Nuk ka penallti.

Në minutën e 82-të, PSG iu afrua golit të tretë me Ashraf Hakimin, por goditja e tij u ndal nga Mamardashvili, shpëtimtari i Liverpulit.

Pavarësisht këtyre rezultateve, ndeshjet e kthimit që do të luhen javën e ardhshme do të vendosin dy skuadrat gjysmëfinaliste në Champions League.

Te tjera

Lajme te tjera