E premte, 17 Prill, 2026

Rama mbledh grupin parlamentar në kryesinë e Kuvendit, u lë porosi takimet me qytetarët! Do të ‘zbresë’ dhe vetë në terren

Share

Të gjithë në terren. Rama mblodhi grupin parlamentar socialist këtë të martë për t’i udhëzuar të dalin pa përjashtim në bazë e të dëgjojnë e adresojnë problemet e qytetarëve.

Në kuadër të turit Punët për Shqipërinë, Rama paralajmëroi se do të jetë vetë në prezent, për të parë se sa ministrat e deputetët dalin në terren e ndjekin udhëzimin e tij për të takuar qytetarë.

Po ashtu, kryesocialisti u kërkoi që një sy ta kenë tek përgatitja e zgjedhjeve të brendshme brenda partisë për t’i përmbyllur brenda qershorit.

Pas një minituri në disa njësi brenda Tiranës, kryeministri Rama do të shkojë në disa qytete të Shqipërisë, duke e filluar nga Lezha, për të takuar komunitete e inspektuar investime.

Turi Punët për Shqipërinë duket një parafushatë elektorale, dhe koincidon 1 vit nga pranvera e ardhshme në të cilat do të mbahen edhe zgjedhjet lokale./

Te tjera

Lajme te tjera