E premte, 17 Prill, 2026

“Kemi çliruar administratën nga kthetrat e politikës!” Edi Rama: Të thuash që Shqipëria ka më shumë korrupsion, do të thotë të flasësh përçart

Share

Ditën e sotme Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në prezantimin e vendeve të lira të punës në sektprin publik përmes portalit puna.gov.al.

Ku edhe është ndalur edhe te “niveli” i korrupsionit në vend, ku është shprehur se sot flitet më shumë për korrupsion por nuk është e vërtetë që Shqipëria e ka atë më shumë se ndonjëherë më parë.

“Të thuash që sot Shqipëria ka më shumë korrupsion se ndonjëherë më parë do të thotë të flasësh përçart, natyrisht që sot flitet më shumë për korrupsionin për shkaqe objektive dhe subjektive, qoftë për shkak se si asnjëherë më parë i është hapur korrupsionit luftë dhe lufta i është hapur në rradhë të parë politikisht nga një forcë qeverisëse që ka udhëhequr një reformë që ka çliruar duart e drejtësisë” u shpreh kryeministri.

Teksa më tej tha se dalin shumë raporte në botë, po i vetmi që ka analizë rigoroze është ai i Komisionit Europian: “Dalin shumë raporte në botë, por ka një që nuk bazohet në anketime që është me boshllëqe, por me një analizë rigoroze të ecjes së punës së një vendi. Dhe ky është raporti i Komisionit Europian“

Duke folur më pas për mënyrën se si kanë qenë gjerat sipas tij, para se PS të vinte në pushtet, ku mori shembull disa profesione në administratën publike për të cilat tha se “kanë qenë në kthetrat e politikës”.

“Kemi bërë shumë rrugë për të ardhur këtu, kur kemi ardhur në pushtet i kemi gjetur të gjithë punonjësit e shtetit në kthetrat e politkës, drejtorët e qarqeve i vendoste partia, mësuesit ishin në kthetrat e politikës, mund të gdhieshin një ditë të transferuar gjetkë sepse nuk ishin mjaftueshëm të besueshëm për partinë…

Adminstrata publike funksionon me një ligj, punonjësit që përmenda janë të çliruar nga kthetrat e politikës nuk është politika që vendos fatin e tyre, po është përpjekja për të identifikuar dhe mbështetur ata që meritojnë.

Ishin në kthetrat e politkës të gjitha llojet e shërbimeve që sot janë praktikisht në duart e teknologjisë, por edhe ato kanë nëvojë për një administratë të vetdijshme mbarapa kështu që unë jam vërtëet i inkurajuar me punën që po bëhet” u shpreh kreu i qeverisë ndër të tjera.

Te tjera

Lajme te tjera