E premte, 17 Prill, 2026

Rama cakton detyrat për bashkitë: Përforcim i infrastrukturës mbrojtëse, na nisni pikat e dobëta! Do të prodhojmë zjarrfikëse, plan kombëtar për parkimet

Share

Një plan për forcimin e mbrojtjes nga përmbytjet që synon ndërhyrjen në kanale, argjinatura e hidrovore, do të hartohet nga kryetarët e bashkive. Më pas, ai do t’u dorëzohet Ministrisë së Bujqësisë dhe asaj të Mbrojtjes, ku kjo e fundit do të mundësojë financimin në para e forca xheniere, tha kryeministri Rama gjatë takimit me kryebashkiakët.

Kam parasysh është infrastrukturën mbrojtëse, kanalet, argjinaturat, hidrovoret që janë themelore për të mbrojtur tokat, shtëpitë nga përmbytjet, si edhe për të siguruar në mënyrë të vazhdueshme mirëfunksionimin e këtij sistemi. Këtu kemi nevojë për ju në një aspekt, na duhet dhe do të duhet t’ia përcillni ministrit Demo analizën tuaj për pikat e dobëta të sistemit të mbrojtjes. Kemi bërë plan për të rritur kapacitetet e brendshme që të bëhen drejtpërdrejtë nga forcat xheniere”, tha Rama.

Rama paralajmëroi se do të nisë edhe prodhimi i mjeteve zjarrfikëse të cilat do t’iu vendosen në dispozicion bashkive.

“Kemi miratuar një projekt të paraqitur nga ministri i Pushtetit Vendor lidhur me mobilizimin e një financimi të nevojshëm duke shfrytëzuar kapacitetet e kompanisë që është një shoqëri e përbashkët shtetërore dhe private e krijuar rishtaz në sistemin tonë të Ministrisë së Mbrojtjes. Do të nisim të vëmë në dispozicion të bashkive automjetet zjarrfikëse që janë të domosdoshme”, u shpreh Rama.

Ai risolli në vëmendje se do të vendoset në dispozicion një flotë automjetesh për të lehtësuar ujitjen dhe pasojat e përmbytjeve.

Kryeministri njoftoi edhe vendimin për një program kombëtar për logjistikën e parkimeve. Parkimet duhet të jenë të tilla që të paraqesin edhe vlerë arkitektonike dhe hapësira të shfrytëzueshme nga komuniteti

“Kemi marrë vendimin për të bërë një program kombëtar për zhvillimin e logjistikës së parkimeve. Problematika e madhe që kanë komunitetet, sidomos qytetet e mëdha me blloqet e banimit që në mes të bllokut është bërë një parkim tip xhungle sepse X apo Y thotë unë kam pronën këtu. Bëhet një marrëveshje, ndërtohet një parkim për së mbari aty sepse bëhet një investim që fitojnë të gjithë, fiton edhe komuniteti. Bëhet parkim që kthehet edhe në lulishte sipër, vendqëndrim dhe duhet të jenë me arkitekturë që edhe nga pikëpamja arkitektonike të jenë vlerë e shtuar, jo thjesht 3 kate nëntokë, por edhe sipër”, tha Rama.

Gjithashtu, porositi kryebashkiakët që të lehtësojnë punën e Kadastrës duke ngritur një zyrë juridike në çdo bashki, e cila do të ndërtojë planet e legalizimeve dhe përcaktimin e zonave prioritare.

Te tjera

Lajme te tjera