E enjte, 16 Prill, 2026

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme në ditën e 31-të të luftës! Trump synon PUSHTIMIN e ishullit Kharg të Iranit, vritet një ushtar i OKB-së në Liban

Share

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se SHBA mund të marrë kontrollin e Ishullit Kharg në Iran, duke rritur kështu tensionet në Lindjen e Mesme, në këtë ditë të 31-të të luftës.

Në një intervistë për Financial Times, Trump u shpreh se ishulli mund të merret “lehtë” dhe se një marrëveshje paqeje mund të arrihet “mjaft shpejt”. Ishulli Kharg konsiderohet si qendra kryesore e eksportit të naftës së Iranit, duke e bërë atë strategjikisht shumë të rëndësishëm.

Nga ana tjetër Irani, ka kërcënuar zgjerimin e sulmeve hakmarrëse, duke përfshirë objektiva si universitete dhe banesa të zyrtarëve amerikanë dhe izraelitë. Kryetari i parlamentit iranian deklaroi se forcat e vendit janë të gatshme të përballen me trupa tokësore amerikane, duke paralajmëruar për përshkallëzim të mundshëm të konfliktit.

Ndërkohë, forca paqeruajtse e OKB-së në Liban (UNIFIL) ka njoftuar se një ushtar i saj është vrarë nga një predhë me origjinë ende të panjohur në jug të Libanit.

“Një ushtar paqeruajtës humbi jetën tragjikisht mbrëmjen e kaluar, pas shpërthimit të një predhe në një pozicion të UNIFIL-it pranë Adchit Al Qusayr, në jug të vendit, ku po zhvillohen përplasje mes Izraelit dhe lëvizjes pro-iraniane Hezbollah. Një tjetër ushtar mbeti i plagosur rëndë”, thuhet në deklaratën zyrtare

Ku shtohet se ende nuk dihet prejardhja e predhës: “Nuk e dimë origjinën e saj. Kemi nisur një hetim për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.”

Te tjera

Lajme te tjera