E hënë, 23 Nëntor, 2026

Skenaret e FIFA nëse Irani largohet nga Botërori

Share

Deklarata e presidentit të Federatës së Futbollit të Iranit, Mehdi Taj, që ngriti dyshime për prezencën në Botërorin e këtij viti, ka hapur skenarë të rinj për FIFA-n.

Në pritje të një vendimi zyrtar në javët e ardhshme, në varësi të zhvillimeve në Lindjen e Mesme, “Sky Sport” raporton disa prej vendimeve që mund të marrë FIFA, duke cituar rregulloren e këtyre të fundit.

Neni 6 i rregullores së FIFA-s për Botërorin 2026 trajton mospjesëmarrjen e skuadrave të lidhur me arsyet madhore, që është një ngjarje e paparashikuar si në rastin e luftës.

Në këtë rast, organi më i lartë i futbollit do të marrë një vendim që konsiderohet i nevojshëm për të mirën e kompeticionit.

Opsionet janë dy. I pari, ta zëvendësojë federatën e tërhequr me një federatë tjetër, me një short ku mund të përfshihen të gjitha ekipet e kualifikuara në Botëror, ku pjesë e tij mund të bëhet edhe Kombëtarja shqiptare.

I dyti, ta lërë grupin G të Botërorit, ku gjendet edhe Irani me 3 skuadra: Zelandën e re, Belgjikën dhe Egjiptin.

Edhe pse logjika të bën të mendosh se Irani duhet të zëvendësohet me një kombëtare nga Konfederata e Azisë, rregullorja e FIFA-s e përcakton qartë se mund të jetë skuadër nga e gjithë bota.

Te tjera

Lajme te tjera