E premte, 17 Prill, 2026

Paçja e përditshme e majorit

Share

Një major i ushtrisë shkonte çdo mëngjes në të njëjtin restorant dhe hante paçe. Kamarieri e njihte shumë mirë dhe e dinte porosinë e tij përmendësh: gjithmonë paçe koke. Madje as nuk shkonte t’ia merrte porosinë, por nga mes i restorantit bërtiste dhe i thoshte guzhënierit:

-Një paçe koke për majorin!

Kështu vazhdoi për muaj të tërë.

Por një ditë të bukur, majori u ul si zakonisht, por kësaj here donte diçka ndryshe. Kur erdhi kamarieri, majori i tha:

-Të lutem, sot ma bëj paçen me këmbë.

Kamarieri u kthye nga kuzhina dhe bërtiti me zë të lartë:

-O shef! Koka e majorit sot do të bëhet këmbë!

Te tjera

Lajme te tjera