Edhe këtë të hënë vijojnë rrëshqitjet e dheut në zonën “Arrat e Gurrës” në Librazhd, duke shkaktuar dëmtime të mëtejshme të aksit Librazhd-Pogradec.
Ura në këtë aks ka degraduar më shumë, dhe është bërë përfundimisht e papërdorshme. Vetë kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli, tha se dje se ura duhet të shembet
Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Ami Kozeli për mediat sot është shprehur se planet e deritanishme për t’i dhënë një zgjidhje të përkohshme trafikut pas shembjes së aksit nuk kanë rezultuar efektive.
Kozeli sqaron se po shqyrtohen 2 mundësi të reja, njëra është përdorimi si rrugë alternative ajo nga zona e Spatharit që mund të aksesohet dhe nga veturat si dhe hapja e një rruge sekondare aty pranë në Dragostunjë. Kozeli sqaroi se rrëshqitjet janë aktive, por deri më tani nuk rrezikohen banesat.
Rrëshqitja e tokës ka dëmtuar edhe bypassin provizor që pritej të hapej ditën e sotme.
Ditën e djeshme Prokuroria e Elbasanit njoftoi se ka filluar me iniciativë të saj hetimet për dëmtimet qëkanë sjellë bllokimin tërësor të qarkullimit në aksin rrugor Librazhd-Pogradec. Hetimet nga prokuroria e Elbasanit kanë nisur për veprat penale “Shpërdorim i detyrës”, “Shkelje e barazisë në tendera apo ankande publike”, “Shkatërrimi i rrugës”, “Ndotja e ajrit, ujit apo tokës”. Për këtë qëllim është krijuar një grup hetimor.
Kreu i ARRSH shpjegoi se për zgjidhjen përfundimtare të situatës priten të dhënat nga Shërbimi Gjeologjik dhe matjet e tyre në terren. Drejtori Kozeli hodhi poshtë dyshimet sipas të cilave dëmtimi mund të jetë e pasojë e gërrmimeve në shtratin e lumit nga një kompani inertesh. Ai tha se kompnia ka leje dhe doumentacion të rregullt.
Për shkak të dëmtimeve të rënda që pësoi rruga Librazhd-Pogradec, Autoriteti Rrugor Shqiptar bllokoi tërësisht qarkullimin në këtë aks, jo vetëm për automjetet, por edhe për këmbësorët.
Prej 3 ditësh qarkullimi kryhej me vështirësi në një korsi, ndërsa dje u mbyll plotësisht pasi situata u përkeqësua, me zhvendosje të trupit të rrugës.
Prej më shumë se 48 orësh, lidhja e vetme nga Tirana drejt Korçës është përmes aksit Maliq–Moglicë–Gramsh, një rruge që kalohet me vështirësi për shkak të infrastrukturës së amortizuar dhe që shton distancën me një orë.
Për drejtuesit e mjeteve, ARRSH thotë se duhet të përdorin rrugët Maliq – Lozhan – Strelc – Gramsh – Elbasan dhe Qafthanë – Pogradec – Korçë – Leskovik – Përmet – Tepelenë, ndërsa drejtuesit e mjeteve të tonazhit të rëndë, duhet të përdorin rrugët në Pikën doganore Qafë Thanë – Maqedoni dhe Pikë doganore të Bllatës – Rruga e Arbërit.
Qarkullimi drejt juglindjes i bllokuar, vijon rrëshqitja e dherave në Librazhd-Pogradec! Dëmtohet edhe Bypass-i që pritej të hapej sot
Share
Te tjera
