Nga Qemal Cicollari, kreu i Partisë Komuniste të Shqipërisë
– 1 –
Më 20 shkurt 1991 , reaksioni shqiptar dhe një masë studentësh e qytetarësh naivë të çoroditur e të mashtruar , të nxitur e përkrahur në prapaskenë nga shteti borgjezo – revizionist shqiptar i dirigjuar nga kryerevizionisti e kryetradhëtari Ramiz Alia , dhe me bekimin e përkrahjen e fuqishme të imperializmit ndërkombëtar , në veçanti të imperializmit euro – amerikan , rrëzuan Monumetin e Enver Hoxhës në qendër të Tiranës .
Borgjezia e reaksioni shqiptar dhe imperializmi ndërkombëtar , duke rrëzuar Monumetin e Enver Hoxhës , kishin si qëllim , nga njëra anë të demoralizonin e sabotonin rezistencën e forcave revolucionare të brendëshme kundër kundërrevolucionit borgjezo – revizionist ” paqësor ” i dirigjuar nga kryerevizionisti e kryetradhëtari Ramiz Alia e klika e tij që po zhvillohej në Shqipëri dhe , nga ana tjetër , të inkurajonte e ndihmonte forcat reaksionare të
brendëshme .
…………………………………………………….
Ka 35 vjet , që borgjezia shqiptare në fuqi dhe shteti i saj borgjez e kanë shpallur zyrtarisht 20 shkurtin 1991 , ditën e rrëzimit të Monumentit të Enver Hoxhës , si ditën simbol të rrëzimit të komunizmit në Shqipëri .
Ka 35 vjet , që borgjezia shqiptare në fuqi dhe shteti I saj borgjez e partitë borgjeze , pëpiqen në mënyrë sistematike ta reklamojnë e shesin 20 shkurtin 1991 në sytë e opinionit publik , si ” vepër heroike e rinisë dhe popullit ” , që ” rrëzoi diktaturën komuniste ” e vendosi ” demokracinë ” etj pallavra borgjeze .
……………………………………………………………….
Kjo propogandë antikomuniste është një mashtrim i madh i borgjezisë shqiptare në fuqi dhe shtetit të saj borgjez .
Populli shqiptar dhe gjithë bota pa me zë e figurë në Televizion shtetëror , më 20 shkurt 1991 , se si një turmë reaksionare antikomuniste laramane e përbërë nga një tufë studentësh të çoroditur e manipuluar nga reaksioni , nga ish mbeturina të klasës feudo borgjeze shqiptare , nga ish tradhëtarë të atdheut kolaboracionistët ballisto – zogistë e pasardhës të tyre , nga elementë të degjeneruar të socializmit , nga qytetarë të çoroditur e manipuluar prej reaksionit , nga punonjës ambasadash e agjentë të shteteve kapitaliste e imperialiste , të cilët rrëzuan Monumetin e Enver Hoxhës , më 20 shkurt 1991 në Tiranë .
Kjo turmë reaksionare antikomuniste me parulla “poshtë diktatura ” e ” duam Shqipërinë si gjithë Evropa ” etj , kishte si qëllim përmbysjen e ” diktaturës “, domethënë përmbysjen e socializmit dhe vendosjen e ” demokracisë “, domethënë restaurimin e sistemit të vjetër kapitalist shtypës e shfrytëzues në Shqipëri si në gjithë Evropën kapitaliste e imperialiste .
………………………………………………………
Populli shqiptar dhe gjithë bota pa me zë e figurë në Televizionin shtetëror , më 20 shkurt 1991 , se si shteti i Ramiz Alisë lejoi e përkrahu në prapaskenë rrëzimin e Monumentit të Enver Hoxhës .
………………………………………………………………
Pse ndodhi kjo gjë ?
Kjo gjë ndodhi , sepse shteti i dirigjuar nga kryerevizionisti e kryetradhëtari Ramiz Alia ishte një shtet borgjezo – revizionist , që kishte tradhtuar Enver Hoxhën .
Shteti borgjezo – revizionist shqiptar orkestruar nga kryerevizionisti e kryetradhëtari Ramiz Alia nuk mbrojti Monumetin e Enver Hoxhës , por lejoi e nxiti forcat reaksionare për të rrëzuar Monumetin e Enver Hoxhës .
Farsa e “mbrojtjes ” së Monumentit të Enver Hoxhës me qen nga “qentë ” revizionist ramizistë të dirigjuar nga kryerevizionisti e kryetradhëtari Ramiz Alia dhe banda e tij , çoi në rrëzimin e Monumentit të Enver Hoxhës nga armiqtë e socializmit e Enver Hoxhës , por u demaskua shpejt në popull .
Madje , në popull u përfol se Monumentit të Enver Hoxhës i ishin hequr fshehurazi bullonat e piedestalit ku qëndronte nga organet e ministrisë së brendëshme të shtetit borgjezo – revizionist të Ramiz Alisë , me synim për tua bërë të lehtë forcave reaksionare antisocialite e antikomuniste për ta rrëzuar Monumetin e Enver Hoxhës .
Pra , Monumenti i Enver Hoxhës u rrëzua , sepse shteti i Ramiz Alisë nuk ishte shtet i diktaturës së proletariatit , sepse funksioni kryesor i shtetit të diktaturës së proletariatit është dhuna revolucionare kundër forcave reaksionare e armiqëve të socializmit që luftojnë për përmbysjen e tij .
Pra , shteti i Ramiz Alisë ishte një shtet borgjezo – revizionist .
………………………………………………………………..
Pse ndodhi kjo gjë ?
Kjo gjë ndodhi , sepse ish Partia e Punës e Shqipërisë e dirigjuar nga kryerevizionisti e kryetradhëtari Ramiz Alia ishte një parti revizioniste , që kishte tradhtuar Enver Hoxhën
Pra , Monumenti I Enver Hoxhës u rrëzua sepse , ish Partia e Punës e Shqipërisë e dirigjuar nga kryerevizionisti e kryetradhëtari Ramiz Alia nuk ishte një parti marksist – leniniste , sepse partia marksist – leniniste në socializëm udhëheq klasën punëtore dhe masat punonjëse , popullin , sepse ajo udhëheq shtetin socialist të Diktaturës së proletariatit , në mbrojtje të socializmit e komunizmit kundër forcave reaksionare e armiqëve të socializmit e komunizmit që luftojnë për përmbysjen e sistemit socialist e komunist .
Pra , ish Partia e Punës e Shqipërisë e dirigjuar nga kryerevizionisti e kryetradhëtari Ramiz Alia ishte një parti revizioniste .
……………………………………………………………….
Populli shqiptar , klasa punëtore dhe fshatarësia punonjëse në përgjithësi u zëmëruan e revoltuan nga rrëzimi i Monumentit të Enver Hoxhës në Tiranë , por ata u tradhëtuan e u paralizuan për luftë revolucionare në mbrojtje të socializmit dhe Enver Hoxhës nga kryerevizionisti e kryetradhëtari Ramiz Alia dhe banda e tij në krye të ish Partisë së Punës të Shqipërisë revizioniste dhe shtetit borgjezo – revizionist shqiptar .
Pra , në rrëzimin e Monumentit të Enver Hoxhës morën pjesë forcat reaksionare të brendëshme në bashkëpunim me forcat reaksionare të jashtëme .
………………………………………………………………
Borgjezia shqiptare në fuqi dhe shteti i saj borgjez e kanë shpallur 20 shkurtin 1991 , si ditën e përmbysjes së Socializmit e komunizmit në Shqipëri .
Kjo nuk është aspak e vërtetë .
Procesi kundërrevolucionar borgjezo – revizionist ” paqësor “për përmbysjen e socializmit në Shqipëri filloi që pas vdekjes së Enver Hoxhës më 11 prill 1985 .
20 shkurti 1991 është një akt reaksionar kryesor i hapur i kundërrevolucionit borgjezo – revizionist ” paqesor ” që po zhvillohej në Shqipëri .
Pra , Socializmi në Shqipëri u përmbys me kundërrevolucion borgjezo – revizionist ” paqësor ” i drejtuar nga udhëheqja e i lartë e ish Partisë së Punës të Shqipërisë revizioniste e dirigjuar nga kryerevizionisti e kryetradhëtari Ramiz Alia dhe banda e tij revizioniste .
…………………………………………………………..
Borgjezia shqiptare në fuqi dhe shteti I saj borgjez , partitë borgjeze shqiptare të djathta e të ” majta e kanë shpallur zyrtarisht 20 shkurtin 1991 ditë feste kombëtare , si ” Ditën e Rinisë “!!! .
Në të vërtetë kjo ditë është ” Dita e Pleqërisë ” e borgjezisë shqiptare , është festa kombëtare e klasës borgjeze shqiptare në fuqi , e cila shtyp e shfrytëzon pa mëshirë klasën punëtore dhe masat punonjëse , popullin .
Në këtë ditë klasa borgjeze shqiptare në fuqi , qeveritarët e pushtetarët borgjezë të djathtë e të ” majtë ” demokrat , socialistë e kompani , gjithë lukunia e llumi i reaksionit të zi dhe gjithë skota e shërbëtorëve dhe sëhanlëpirësve të kapitalizmit , festojnë e gëzojnë me zhurmë e bujë të madhe , nga njëra anë , ndërsa punëtorët , fshatarët , populli , vuajnë e shfrytëzohen , janë të pikëlluar e revoltuar , nga ana tjetër .
…………………………………………………………
Në çdo përvjetor të 20 shkurtit 1991 , klasa borgjeze shqiptare në fuqi dhe shteti I saj borgjez , partitë borgjeze shqiptare të djathta e të ” majta ” si Partia Demokratike borgjeze neofashiste e Sali Berishës , Partia Socialiste borgjeze neoballiste e Edi Ramës etj , kanë bërë e vazhdojnë të bëjnë në mënyrë sistematike një kryqëzatë të shfrenuar antikomuniste plot shpifje , sharje e denigrime kundër Enver Hoxhës , duke e etiketuar atë si ” diktator ” , ” kriminel ” etj pallavra borgjeze , me qëllim për të çoroditur e mashtruar popullin , veçanrisht brezin e ri , dhe për të mbrojtur e përjetësuar sistemin e vjetër kapitalist shtypës e shfrytëzues në Shqipëri .
Nga ana tjetër , këtë gjë ata e bëjnë , sepse kanë shumë frikë e tmerrohen se mos populli zgjohet e reflekton poltikisht dhe kërkon përsëri Enverin e madh për ta udhëhequr me mësimet e tij dhe për shpëtuar nga tragjedia e madhe e shtypjes e shfrytëzimit të pamëshirshëm kapitalist .
Pra , kjo është arsyeja e madhe politike se përse borgjezia shqiptare në fuqi dhe imperializmi ndërkombëtar kanë sulmuar e sulmojnë sistematikisht e me ashpërsi , natë e ditë , veçanrisht në 20 shkurt të çdo viti , figurën e lavdishme historike të Enverit të madh .
……………………………………………………………….
Edhe në këtë 20 shkurt kryekrimineli e kryehajduti antikomunisti e neofashisti Sali Berisha sulmoi Enverin e madh dhe ka thirrur një protestë , me qëllim për të ardhur sa më shpejt në pushtet në rivalitet me antikomunistin e neballistin Edi Ramën , kryeministri borgjez i Shqipërisë .
Sali Berisha për të ardhur në pushtet dhe për ta mbrojtur atë , siç tregon historia , është gati të bëjë çdo krim kundër popullit dhe ti vërë zjarrin Shqipërisë .
Ky neofashist e antikomunist i tërbuar i bie gjoksit e mburret , si gjeli majë plehut , se është ” udhëheqësi që përmbysi diktaturën komuniste ” etj përralla e pallavra borgjeze demagogjike e antikomuniste .
Në të vërtetë ” udhëheqësi ” që përmbysi socializmin e komunizmin në Shqipëri është kryerevizionisti e kryetradhëtari Ramiz Alia , ndërsa Sali Berisha , Azem Hajdari e kompani , të maskuar me ” pardesy të bardha , ” s’ kanë qenë gjë tjetër , veçse ca shërbëtorë e marjoneta të mjera në shërbim të Ramiz Alisë e reaksionit .
……………………………………………………………..
Në të tilla rrethana politike , kur në Shqipërinë kapitaliste sulmohet e denigrohet , ditë e natë , figura e lavdishme historike e Enver Hoxhës , për komunistët e patriotët e vërtetë është detyrë kryesore dhe e domosdoshme ti bëjnë të njohur popullit , veçanrisht brezit të ri , të vërtetën e madhe historike për figurën madhore historike e të lavdishme të Enver Hoxhës .
– 2 –
KUSH ËSHTË ENVER HOXHA .
Enver Hoxha , siç tregon historia , është themelues e udhëheqës i Partisë Komuniste të Shqipërisë më 8 nëntor 1941 , e cila udhëhoqi popullin shqiptar në epokën legjendare të Luftës Antifashiste Nacionalclirimtare kundër pushtuesëve fashistë italianë e gjermanë dhe tradhëtarëve të atdheut kolaboracionistëve ballisto – zogistë , gjë që çoi në çlirimin e Shqipërisë dhe triumfin e Revolucionit Popullor , më 29 nëntor 1944 .
Enver Hoxha , siç tregon historia , është udhëheqës I Luftës Antifashiste Nacionalclirimtare dhe Komandanti I Përgjithshëm I Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare Partizane .
………………………………………………………….
Enver Hoxha , siç tregon historia , është udhëheqësi I popullit shqiptar gjatë epokës madhështore të socializmit në Shqipëri , për afro gjysëm shekulli .
1 – Në epokën e socializmit dhe Enver Hoxhës , pushtetin politik shtetëror e kishte në dorë klasa punëtore në aleancë me fshatarësinë punonjëse , në pushtet ishte populli .
– Sot në Shqipërinë kapitaliste , pushtetin politik e ka në dorë klasa borgjeze shqiptare në fuqi ( një grusht kapitalistësh e oligarkësh ) , e cila shtyp pa mëshirë klasën punëtore ( proletariatin ) dhe masat punonjëse , popullin .
2 – Në epokën e socializmit dhe Enver Hoxhës , mjetet e prodhimit ( fabrikat , uzinat , kombinatet etj ) ishin pronë e popullit .
– Sot në Shqipërinë kapitaliste , mjetet e prodhimit ( fabrikat , uzinat , kombinatet etj ) janë pronë private në dorë të klasës borgjeze shqiptare në fuqi ( një grusht kapitalistësh e oligarkësh ) , e cila shfrytëzon pa mëshirë klasën punëtore ( proletariatin ) dhe masat punonjëse , popullin .
3 – Në epokën e socializmit dhe Enver Hoxhës , u zhdukën klasat shfrytëzuese feudo – borgjeze dhe bashkë me to u zhduk edhe shfrytëzimi I njeriut prej njeriut .
– Sot në Shqipërinë kapitaliste ekziston klasa borgjeze në fuqi dhe shfrytëzimi i njeriut prej njeriut .
4 – Në epokën e socializmit dhe Enver Hoxhës , shteti socialist I diktaturës së proletariatit u garantonte punë të gjithë njerëzve të aftë për punë .
– Sot në Shqipërinë kapitaliste shteti borgjez I i diktaturës së borgjezisë nuk u garanton punë njerëzve të aftë për punë , për pasoj rreth 2 milion shqiptarë , gjysma e popullsisë së Shqipërisë , kanë braktisur atdheun për bukën e gojës .
5 – Në epokën e socializmit dhe Enver Hoxhës , arsimi ishte falas , shëndetësia ishte falas , strehimi në qytet ishte falas etj .
– Sot në Shqipërinë kapitaliste arsimi , shëndetësia , strehimi në qytet nuk janë më falas si në kohën e socializmit .
6 – Në epokën e socializmit dhe Enver Hoxhës nuk njihej fenomeni I papunësisë , drogës , prostitucionit , korrupsionit , emigracionit ekonomik , trafiqeve , gjakmarrjes etj .
– Sot në Shqipërinë kapitaliste ekzistojnë e lulëzojnë fenomenet e papunësisë , drogës , prostitucionit , korrupsionit , emigracionit ekonomik , trafiqeve , gjakmarrjes etj , këto plagë të pashërueshme të shoqërisë borgjeze .
7 – Në epokën e socializmit dhe Enver Hoxhës , Shqipëria ishte një vënd plotësisht I lirë dhe I pavarur .
– Sot Shqipëria kapitaliste është një vend I varur plotësisht nga fuqitë imperialiste , veçanërisht nga imperializmi euro – amerikan .
………………………………………………………
Enver Hoxha është një figurë e shquar e lëvizjes komuniste ndërkombëtare .
Vepra praktike e teorike revolucionare marksist – leniniste e Enver Hoxhës përbën një kontribut të çmuar në thesarin e doktrinës revolucionare e shkencore marksist – leniniste .
Enver Hoxha radhitet denjësisht në radhët e klasikëve të marksizëm ‘ leninizmit pas Markësit , Engelsit , Leninit dhe Stalinit .
……………………………………………………………….
Pra , e thënë shkurtimisht , Enver Hoxha është themeluesi e udhëheqësi i Partisë Komuniste të Shqipërisë marksist – leniniste , është udhëheqësi I epokës legjendare të Luftës Antifashiste Nacionalclirimtare , është udhëheqësi I Revolucionit Socialist i shtetit socialist të Diktaturës së proletariatit dhe ndërtimit të socializmit e komunizmit në
Shqipëri , është figurë e shquar e lëvizjes komuniste ndërkombëtare .
Pra , Enver Hoxha luftoi gjithë jetën e vet vetëm në shërbim të popullit , atdheut dhe kauzës së madhe të komunizmit .
Pra , kjo është arsyeja madhore se përse Enver Hoxha ngrihet madhështor në mendjen e shpirtin e popullit shqiptar .
…………………………………………………………….
Pra , kjo është arsyeja madhore se përse borgjezia shqiptare në fuqi dhe imperializmi ndërkombëtar sulmojnë sistematikisht e me ashpërsinë më të madhe figurën e lavdishme historike të Enverit të madh .
Pra , historia na ka treguar dhe po na tregon shumë shumë qartë se , armiqtë e Enver Hoxhës kanë qenë dhe janë armiq të popullit , atdheut dhe komunizmit .
………………………………………………………..
– 3 –
Në çdo 20 shkurt në Shqipërinë kapitaliste po vihet re një fenomen pozitiv se , masa e njerëzve , që sulmojnë Enver Hoxhën , po pakësohet gjithnjë e më shumë .
Çfarë tregon kjo gjë ?
Kjo gjë tregon se , sistemi I vjetër kapitalist shtypës e shfrytëzues po demaskohet e diskretitohet në sytë e popullit dhe po urrehet e luftohet në barrikadën e luftës klasore nga klasa punëtore ( proletariati ) dhe masat punonjëse , populli , gjthnjë e më shumë .
Kjo gjë tregon se , Enver Hoxha po rilind , si feniksi , në mendjen e shpirtin e popullit , si flamur lufte e fitore për përmbysjen e sistemit të vjetër kapitalist shtypës e shfrytëzues dhe fitoren e sistemit të ri socialist e komunist pa shtypje e shfrytezim të njeriut prej njeriut në Shqipëri .
………………………………………………………………
– 4 –
Enver Hoxha do të ngrihet edhe më madhështor në mendjen e shpirtin e popullit në të ardhmen .
Pse do të ndodhë kështu ?
Këtë gjë na e shpjegon në mënyrë shkencore filozofia marksist – leniniste ( Materializimi dialektik e historik )
Dialektika Materialiste , ( filozofia marksist – leniniste) me parimin e saj të zhvillimit – na mëson – se , zhvillimi është prirja e përgjithshme e lëvizjes së natyrës e shoqërisë , se kalimi nga e thjeshta tek e ndërlikuara , nga e ulta tek e larta , nga e vjetra tek e reja është një ligj objektiv .
Këtë parim të zhvillimit të Dialektikës Materialiste e ka vërtetuar plotësisht historia e zhvillimit të shoqërisë njerëzore .
Historia e zhvillimit të shoqërisë na tregon shumë qartë se , shoqëria njerëzore ka kaluar nga një sistem ekonomiko – shoqëror i vjetër në një sistem ekonomiko – shoqëror të ri nga sistemi ekonomiko shoqëror i komunës primitive në sistemin ekonomiko – shoqëror skllavopronar , në sistemin feudal , në sistemin kapitalist , në sistemin komunist .
Rrota e historisë nuk mund të ndalet .
Pra , kalimi nga sistemi I vjetër kapitalist shtypës e shfrytëzues në sistemin e ri komunist me revolucion proletar është një ligj objektiv i pashmangëshme i zhvillimit të shoqërisë
Parimi i zhvillimit të shoqërisë njerëzore e ka dënuar me vdekje sistemin e vjetër kapitalist shtypës e shfrytëzues .
Enver Hoxha është udhëheqës I sistemit të ri socialist e komunist , i cili luftoi e fitoi kundër sistemit të vjetër kapitalist shtypës e shfrytëzues .
Pra , në këndvështrimin shkencor të Dialektikës Materialiste ( filozofisë marksist – leniniste) , Enver Hoxha do të ngrihet edhe më madhështor në mendjen e shpirtin e popullit në të ardhmen , sepse ai është simbol i sistemit të ri komunist që do të triumfojë përfundimisht mbi sistemin e
vjetër kapitalist shtypës e shfrytëzues në të ardhmen .
– 5 –
PARTIA KOMUNISTE E SHQIPËRISË
– Partia Komuniste e Shqipërisë ka dënuar e dënon ashpër rrëzimin e Monumentit të Enver Hoxhës në Tiranë , më 20 shkurt 1991 , si një akt kriminal reaksionar antikomunist e antikombëtar .
– Partia Komuniste e Shqipërisë do të luftojë për ngritjen e Monumentit të Enver Hoxhës në Shqipëri .
– Partia Komuniste e Shqipërisë ka mbrojtur dhe do të mbrojë me çdo kusht e sakrificë figurën e lavdishme historike të Enverit të madh .
– Partia Komuniste e Shqipërisë udhëhiqet nga shkenca marksist leniniste dhe mësimet e Enver Hoxhës .
LAVDI ENVERIT TË MADH!
