Këngëtarja Leonora Jakupi është prej vitesh në një romancë, të cilën e ka mbajtur larg vëmendjes së publikut. Këngëtarja e famshme ka folur, si rrallëherë, për partnerin e saj, me të cilin tha se janë bashkë prej 15 vitesh.
Jakupi zbuloi se e ka menduar që të bëjë dasmë por arsyeja që ka nguruar deri më tani është i ati i saj i ndjerë. Në intervistën që dha për mediat në Kosovë, këngëtarja theksoi se mungesa e të atit e ka “kushtuar” që të mos t’i drejtohet altarit dhe të mos veshë vello të bardhë.
“Një dashuri 15-vjecare, e gjatë, stabile, një dashuri tek e cila gjej shumë komoditet, rehati dhe përkrahje. Ne jetojmë bashkë, u bë kohë, jetën time private ka zgjedhur ta mbaj private njëjtë si vëllai im. Partneri im nuk ka dëshirë që të ekspozohet në media sociale. Shumë njerëz më kanë thënë pse nuk e kurorëzon dashurinë me një martese. Është mungesa e babait që më ka kufizuar me bërë një gjë të tillë sepse si çdo vajzë që ka ëndërr të shkojë në altar, në mungesë të tij kam hezituar ta vesh vellon.”, tha këngëtarja.
