Përfundojnë ndeshjet e mbrëmjes në Champions League, të vlefshme për raundin e shtatë, që është edhe raundi i parafundit për këtë fazë. Barcelona ka mposhtur me “poker” 2-4 skuadrën e Slavias së Pragës.
Vendasit gjetën avantazhin në minutën e 10 me Vasil Kusej, i cili shënoi pas një topi të ardhur nga goditja e këndit. Barazimi i katalanasve erdhi në minutën e 35. Fermin Lopez gjeti rrjetën pas asistit të Frenki de Jong. Në minutën e 42, ishte sërish Fermin Lopez që gjeti golin me një goditje qendrore nga distanca, duke kaluar Barcelonën në avantazh 1-2. Në minutën e 44, Robert Levandovski ngatërroi shenjëstër dhe shënoi me kokë në portën e tij, pas një topi të ardhur nga goditja e këndit.
Në minutën e 63, katalanasit trefishuan shifrat me Dani Olmo, ndërsa 8 minuta më vonë, Levandovski shleu gabimin dhe dërgoi topin në rrjetën kundërshtare, duke shënuar golin e katërt për ekipin e Hansi Flik.
Në Bergamo, Atalanta është mundur 2-3 nga Atletik Bilbao.
Ndërkohë, në sfidat e tjera, Bajerni i Mynihut mposhti 2-0 Union SG. Në minutën e 52, Majkëll Olize krosoi nga këndi, Herri Kejn dërgoi me kokë topin në rrjetë.
Tre minuta më pas, Herri Kejn dyfishoi shifrat nga pika e bardhë e penalltisë, pas një faulli në zonë nga portieri kundërshtar.
Në “Allianz Stadium”, Juventusi triumfoi pastër 2-0 ndaj Benfikës. Bardhezinjtë kaluan në avantazh falë golit të bukur të Kefren Turam. Francezi e përfundoi përpjekjen e tij të bukur individuale me një gjuajtje të shkëlqyer nga brenda zonës.
Në minutën e 64, Ueston MekKeni viulosi fitoren për “Zonjën e Vjetër”. Me këtë fitore, Juventusi ngjitet në kuotën e 12 pikëve dhe mban gjallë kualifikimin në raundin me eliminim direkt në Champions League.
Çelsi është treguar cinik ndaj Pafos, teksa ka triumfuar minimalisht ndaj qipriotëve. Heroi i Bluve të Londrës ishte Moises Kaisedo me golin e realizuar në minutën e 78.
Skuadra e drejtuar nga Liam Rosenior ngjitet në kuotën e 13 pikëve.
Liverpuli ka triumfuar në transfertën franceze të Marsejës, teksa ia ka dalë të marrë një fitore të pastër 0-3. Golat për ekipin e Slot u relaizuan nga Soboslai në minutën e 45+1 dhe zheremi Frimpong në minutën e 72 dhe Kodi Gakpo në minutën e 90+3. Të kuqtë janë ngjitur në kuotën e 15 pikëve dhe duke siguruar kualifikimin në turin tjetër.
