E hënë, 20 Prill, 2026

Moti i keq, Balluku në terren: Situata e rëndë nga përmbytjet, po përgatitet një paketë dëmshpërblimi

Share

Zëvendës kryeministrja Belinda Balluku dhe ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ka kryer inspektim në terren në Urën e Mifolit, në Vlorë ku situata nga përmbytjet është e rëndë.

Sipas zv.kryeministres, situata është e rëndë për shkak të moti të keq dhe u kërkoi qytetarëve që t’u përgjigjen thirrjeve të emergjencave civile.

Më tej Balluku tha se po përgatitet një paketë dëmshpërblimi për qytetarët.

“Kemi angazhimin edhe për shpëtimin e gjësë së gjallë. Kryeministri po dizenjon një paketë që do garantojë dëmshpërblimin si për pjesën bujqësore dhe banesat.Nesër do ketë një mbledhje të komitetit të emergjencave ku do bëhet edhe një adresim nga kryeministri jo vetëm për zgjidhjen e situatës, por edhe për aspektet e rëndësishme që duhen bërë të ditura. Në këtë moment u bëjmë thirrje dhe kërkojmë qytetarëve t’u përgjigjen thirrjeve të emergjencave civile. Duhet të marrim masa edhe më të shpejta se situata që mund të agravojë.

Kemi shpresë për një rënie të Vjosës që afektohet edhe nga reshjet në Greqi në këto momente, por shpresojmë në orët e ardhshme”, tha ajo.

Te tjera

Lajme te tjera