E hënë, 20 Prill, 2026

Mbaron ‘epoka’ e Dumanit në SPAK ‘stafeta’ i kalon Klodian Brahos: Standarde dhe pavarësi, misioni ynë për qytetarët

Share

‘Epoka’ Altin Dumani në SPAK mbaroi zyrtarisht këtë të henë. Përmes një ceremonie të shkurtër, tashmë ish-drejtuesi për tre vite i Prokurorisë së Posaçme stafetën e kaloi te pasardhësi i tij, Klodjan Braho.

Një nga kapitujt më sfidues të karrierës së tij, e quajti Dumani 3-vjeçarin që po lë pas, teksa kujdeset të theksojë se sot SPAK është më i fortë dhe i konsoliduar se më parë.

“Drejtimi i Prokurorisë së Posaçme ka qenë një privilegj i madh, por edhe një përgjegjësi e jashtëzakonshme. Në rrugën tonë jemi ndeshur me vendime të vështira, sfida institucionale dhe presione të mëdha. Në çdo hap kemi punuar me integritet, profesionalizëm dhe vendosmëri. Sot mund të them me bindje se SPAK është më i fortë, më i konsoliduar dhe më i besueshëm se më parë. Një falënderim i veçantë për publikun shqiptar, besimi i tij ka qenë forca jonë më e madhe”, tha Dumani.

Njëjti si paraardhësi i tij, drejtuesi i tretë i SPAK që prej krijimit dhjetorin e vitit 2019, Klodjan Braho mbështetjen e ndërkombëtarëve e vlerësoi posaçërisht ndërsa u angazhim për standarde ligjore më të larte dhe garantim të pavarësisë.

“Fokusi im do të mbetet forcimi i funksionimit të brendshëm, respektimi rigoroz i standardeve ligjore dhe garantimi i pavarësisës së prokurorëve të posaçëm në ushtrimin e detyrës. BKH dhe sektori i hetimit financiar janë shtylla të rëndësishme të SPAK. Misioni i SPAK shkon përtej mandateve individuale. Jemi një skuadër, të punojmë krah për krah dhe përkushtim në përmbushtje të zotimit ndaj kushtetutës dhe qytetarëve shqiptarë”, tha Braho.

Klodjan Braho u zgjodh kryeprokuror i posaçëm 11 dhjetorin e kaluar me 7 vota nga 11 të anëtarët të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, një proces i cili u karakterizua nga një interes shumë i madh i diplomatë të huaj në Tiranë. 

Te tjera

Lajme te tjera