E martë, 21 Prill, 2026

Joni Keta në krye të BKH, paralajmëron Karamuço: Nga nesër prisni zhvillime të forta

Share

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka paralajmëruar zhvillime nga ana e SPAK dhe e BKH në ditët në vijim.

Teksa ka komentuar një një emision emërimin e Joni Ketës në krye të Byrosë së Hetimeve, ai u shpreh se ka shumë dosje në organin e akuzës dhe pas zyrtarizimit të tij mund të ketë zhvillime.

Priten zhvillime, që nga nesër mund të them. Nga nesër dhe në në vijim do ketë zhvillime nga SPAK e BKH”, tha ai.

Keta mbante postin e zv.drejtorit të Byrosë dhe u propozua si drejtues, pas një procesi që zgjati disa javë ku fillimisht morën pjesë 13 kandidatë dhe më pas në fazën finale mbetën 7 kandidatë.

Në këtë fazë në garë mbetën kandidatët: Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj, Gledis Nano dhe Joni Keta.

Mbledhja e KLP-së është monitoruar nga përfaqësues të Ambasadës Amerikane dhe ata të BE-së, që konsiderohen si partnerët kryesorë të SPAK dhe BKH-së.

Joni Keta, nga momenti i përfundimit të mandatit të Aida Hajnajt si drejtuese e BKH-së (31 gusht) u komandua si drejtues i strukturës.

Keta ka shërbyer si Oficer i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë për Krimet e Rënda. Pas shkrirjes së kësaj prokurorie dhe marrjen e kompetencave nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) Joni Keta garoi për t’u përfshirë në radhët e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Te tjera

Lajme te tjera