E martë, 24 Nëntor, 2026

Deputeti Vullnet Sinaj përshëndet hapjen e programit “Architecture Sciences for Heritage” në Universitetin e Vlorës

Share

Deputeti i Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj, mori pjesë në aktivitetin e organizuar nga Universiteti i Vlorës “Ismail Qemali”, ku u zyrtarizua hapja e programit të ri në anglisht “Architecture Sciences for Heritage”, realizuar në bashkëpunim me Universitetin Politeknik të Barit.

Sinaj e cilësoi këtë një ngjarje historike për universitetin dhe një hap të rëndësishëm në procesin e ndërkombëtarizimit të tij. Ai përgëzoi rektoren, stafin akademik dhe studentët për angazhimin dhe vizionin e treguar në zhvillimin e këtij programi të ri studimor.

Deputeti iu uroi suksese të gjithë pjesëmarrësve në këtë bashkëpunim të ri akademik, që synon forcimin e arsimit të lartë dhe rritjen e mundësive për studentët shqiptarë në arenën ndërkombëtare.

Te tjera

Lajme te tjera