Kohë emocionuese për Kanadanë, në prag të përgatitjeve për Kupën e Botës FIFA 2026, edicioni i 23-të i Kampionatit Botëror të Futbollit për meshkuj, i cili për herë të parë në histori do të mbahet në tre vende bashkëpritëse: Kanada, Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga 11 qershori deri më 19 korrik 2026. Në këtë kuadër, Ministria e Punëve të Jashtme të Kanadasë, organizoi sot një takim të rëndësishëm me Grupin e Punës së Ambasadorëve për Kupën e Botës FIFA 26, ku morën pjesë liderë diplomatikë dhe ekspertë që po ndihmojnë në formësimin e rolit të Kanadasë si një bashkë-pritës krenar i këtij eventi madhor. Në këtë aktivitet mori pjesë edhe Ambasadorja e Shqipërisë në Kanada, znj. Artemis Malo, e cila theksoi rëndësinë e këtij eventi si një mundësi jo vetëm për promovimin e vlerave sportive, por edhe për forcimin e lidhjeve ndërkombëtare dhe frymëzimin e brezave të rinj të sportistëve shqiptarë në diasporë dhe më gjerë. Kupa e Botës 2026 pritet të jetë një platformë unike për të bashkuar komunitetet përmes sportit dhe për të promovuar kulturën, diversitetin dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.
Njoftimi i Ambasadës shqiptare në Kanada
Kohë emocionuese për Kanadanë, në nisje të përgatitjes për Kupën e Botës 2026! Ky do të jetë edicioni i 23-të i Kampionatit Botëror të Futbollit për meshkuj, organizuar nga FIFA. Turneu do të zhvillohet për herë të parë në tre vende: Kanada, Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga 11 qershori deri më 19 korrik 2026.
Ministria e Punëve të Jashtme, organizoi sot takimin me Grupin e Punës së Ambasadorëve për Kupën e Botës FIFA 26, me liderë dhe ekspertë të cilët po ndihmojnë në formësimin e rolit të Kanadasë si një bashkë-pritës krenar.
Evenimenti i Kupës së Botës nuk do të promovojë vetëm të gjitha ekipet tona kombëtare, nëse kualifikohen, por gjithashtu do të frymëzojë
brezin e ri të lojtarëve.
Faleminderit për përfshirjen dhe organizimin e shkëlqyer!
