E diel, 2 Gusht, 2026

Kamniku Neolitik, zemra e Dodonës Plakë dhe perëndive të harruara

Share

-Reflektim mbi shkrimin “Burimi, hyjni e Skulakes, Izvori Kamnik, fakt dhe kusht Dodonë i Homerit”-

 

Nga Rilda R. Shtëpaza 

 

Në thellësitë e gurit dhe të burimit në Kamnik të Kolonjës rreh ende zemra e Dodonës së lashtë. Aty ku uji i Izvorit gurgullon nën rrënjët e lisit të shenjtë, frymon kujtesa e perëndive pellazge që i dhanë botës dritën e parë të qytetërimit.

Ky vend, i larë me dritën e mijëra agimeve, është faltorja më e vjetër mbi dhe, ku njerëzimi preku për herë të parë hyjnoren. Herodoti dëshmon se “Pellazgët krijuan Plakën e Skulaken”, faltoren e parë të shenjtërisë, që përputhet me vetë qendrën e Kamnikut. Skulakja, hyjnia e burimit të nëndheshëm Skyle, shenjon lidhjen midis tokës dhe qiellit, midis njeriut dhe perëndive. Homeri, poeti i përjetësisë, e përshkroi Dodonën si faltore të mbuluar nga pyje, moçale dhe dëborë të amshuara, vend ku lisat flasin dhe burimet profetizojnë. Ai e quajti burimin “Titarezi i këndshëm”, ujë që ndante botën e të gjallëve nga ajo e hijeve, dhe që betonte zotat përjetësisht. Ky përshkrim mitologjik përputhet plotësisht me peizazhin e Kamnikut, ku buron Izvori i argjendtë që derdhet në Vjosë. Çdo pikë e këtij burimi duket se pëshpërit emrat e perëndive të harruara të Dodonës Plakë. Në rrëzë të shkëmbinjve të Kamnikut ruhen kujtimet e mijëvjeçarëve: vazo kambanë, objekte të kultit dhe gjurmë që dëshmojnë praninë e njeriut të shenjtë. Lisi i përjetshëm dhe burimi i shenjtë janë simbolet që koha nuk i shuan, dëshmi që e lidhin Kamnikun me rrënjën e qytetërimit pellazgjik. Aty, nën hijen e lisit, njeriu i lashtë dëgjonte zërin e fatit dhe kërkonte urtësinë e perëndive.

As Tomori, as Janina nuk përmbushin përshkrimet e Homerit dhe Herodotit për Dodonën; asnjëra nuk e ka bashkimin e lisit me burimin, siç ndodh në Kamnik. Vetëm Kamniku Neolitik ruan të gjitha kodet e shenjtërisë që përshkruajnë të lashtët. Këtu legjenda dhe realiteti bashkohen, duke kthyer mitin në histori të prekshme. Dodona nuk është ëndërr e mjegullt, por kujtesë që flet në gjuhën e gurëve, të ujit dhe të erës. Çdo argument arkeologjik, gjeografik dhe mitologjik të çon drejt të njëjtës të vërtetë: Dodona Plakë ndodhet në Kamnikun Neolitik. Këtë të vërtetë e ka ndriçuar me guxim e përkushtim studiuesi dhe profesori ynë, zoti Sami Dake. Ai e ka zgjuar zërin e heshtur të shekujve, duke ringjallur krenarinë pellazgjike dhe dinjitetin e kombit tonë. Sot, falë tij, Dodona nuk është më një mister i harruar, por një dritë që ndriçon nga zemra e Kamnikut drejt gjithë botës.

Te tjera

Lajme te tjera