E martë, 24 Nëntor, 2026

Si u kujdesën punëtorët e DPPGJ për Maratonën e Tiranës

Share

Në prag të Maratonës së Tiranës, e cila u mbajt dje, punonjësit e Drejtorisë së Përgjithshme të Pastrimit dhe Gjelbërimit (DPPGJ) kanë qenë në terren që në orët e para të mëngjesit së djeshëm, për të garantuar pastërti dhe rregull në çdo rrugë ku do të zhvillohej aktiviteti.

Me përkushtim dhe kujdes për çdo detaj, ekipet e pastrimit kanë punuar në Sheshin “Skënderbej”, Rrugën “Papa Gjon Pali II”, Rrugën “Ismail Qemali”, Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Rrugën e Kavajës, Bulevardin “Zogu I”, Rrugën “Myslym Shyri”, si dhe në të gjitha segmentet e tjera përfshira në itinerarin e garës.

Qëllimi i tyre ishte i qartë: të sigurohej që Tirana të ishte e pastër, e rregullt dhe mikpritëse për vrapuesit dhe qytetarët që morën pjesë në këtë ngjarje madhore sportive.

“U kujdesëm detaj pas detaji për çdo rrugë, që qyteti të shkëlqente gjatë Maratonës së Tiranës”, theksojnë nga DPPGJ.

Maratona, tashmë një traditë e përvitshme, bashkon mijëra qytetarë dhe vizitorë në një atmosferë sportive e qytetare, ndërsa puna e punonjësve të pastrimit mbetet thelbësore për suksesin e saj.

Te tjera

Lajme te tjera