Gazetari i njohur, Rigels Seliman ka reaguar në rrjetet sociale pas fitores historike të Shqipërisë ndaj Serbisë. Në një postim plot emocione, ai ka vlerësuar shpirtin luftarak dhe zemrën kuqezi të futbollistëve tanë. Z. Seliman e ka cilësuar këtë ndeshje si më shumë se një fitore sportive, një fitore dinjiteti dhe kombëtare. Ai ka përgëzuar autorin e golit, Rey Manajn, për “përgjigjen e tij më të bukur ndaj racizmit”. “Kur ulërinte urrejtja, foli goli shqiptar”, shkruan ndër të tjera gazetari.
Ja reagimi i plotë i gazetatrit Rigels Seliman
Serbi
–
Shqipëri
Bravo djemtë e shqipes!
Një fitore historike, e lindur nga shpirti, zemra dhe gjaku kuqezi! Në një fushë të vështirë, mes provokimeve të ulëta e koreve raciste, ju folët me golin e Ray Manajt, që shpërtheu si rrufe mbi qiellin e padrejtësisë në stadiumin e Leskovacit në Serbi. . Një fitore që nuk vlen vetëm 3 pikë, por mbart krenarinë e një kombi që nuk përkulet, që di të luftojë e të fitojë me dinjitet! Kur nga tribuna dëgjoheshin thirrje të turpshme “Kosova është Serbi” e “Vriti Shqiptarët”, ju u përgjigjët me zemër shqiptari e me armën më të bukur – golin! Kjo nuk ishte thjesht ndeshje, por një “finale” e shpirtit kombëtar, një dëshmi se Shqipëria nuk frikësohet, nuk dorëzohet dhe nuk harron kush është! Rruga drejt Botërorit 2026 në SHBA vazhdon me besim, me krenari dhe me një zemër që rreh fort për flamurin!
Nder për ju, krenari për ne!
