E martë, 16 Shtator, 2025

Reali ia del me një lojtar më pak, madrilenët triumfojnë në transfertë dhe kryesojnë kampionatin me pikë të plota

Share

Reali i Madridit ka fituar 1-2 në transfertë në “San Sebastian” ndaj Real Sociedadit, e vlefshme për javën e katërt të La Ligës.

Madrilenët gjetën fillimisht golin që në minutën e 2 me Arda Turan, por u anulua për pozicion të parregullt. Gjithsesi goli për Realin nuk vonoi, Kilian Mbape zhbllokoi shifrat në minutën e 12. Francezi përfitoi nga një top i gabuar i kthyer mbrapsht nga lojtari i Sociedadit dhe bëri mirë gjithçka vetë, duke e dërguar topin në rrjetë.

Në minutën e 32, Dan Hujisen u ndëshkua direkt me karton të kuq, pasi ishte lojtari i fundit dhe ndaloi në mënyrë të parregullt Mikel Ojarzabal. Ky është kartoni i dytë për qendërmbrojtësin e ri në 8 ndeshje me Realin e Madridit. Ndëshkimi më të kuq i Hujisen, acaroi shumë Çabi Alonson, i cili u ndëshkua me karton të verdhë për protesta.

Në fund të pjesës së parë, madrilenët shënuan edhe golin e dytë, pas një kombinimi të bukur në zonë mes Mbape dhe Arda Gyler, fantazisti turk dyfishoi shifrat.

Në pjesën e dytë, Ojarzabal ngushtoi shifrat për vendasit në minutën e 56, nga pika e bardhë e penalltisë. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Edhe pse me një lojtar më pak për 60 minuta, Reali i Madridit mori një fitore tejet të rëndësishme në një fushë shumë të vështirë dhe kryeson renditjen me 12 pikë të plota në 4 ndeshje.

Te tjera

Lajme te tjera