Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, Drejtoria e Përgjithshme e Pastrim Gjelbërimit në Bashkinë e Tiranës, nën drejtimin e znj. Liri Qoshi, ka përcjellë një urim të ngrohtë për vogëlushët që sot hedhin hapat e parë drejt rrugës së dijes.
“Një ditë e madhe për zemrat e vogla! Me çanta plot ëndrra dhe sy që shkëlqejnë nga kureshtja, vogëlushët tanë nisin sot udhëtimin e tyre të parë drejt dijes. Le të jetë kjo udhë një aventurë e bukur, plot miq të rinj, mësime të vlefshme dhe kujtime që do t’i shoqërojnë gjatë gjithë jetës”, shprehet Qoshi.
Ajo shtoi se nisja e vitit shkollor është një moment i veçantë jo vetëm për fëmijët, por edhe për prindërit e mësuesit, të cilët japin çdo ditë kontribut të jashtëzakonshëm për edukimin e brezave.
Në fund, Liri Qoshi uroi suksese të gjithë nxënësve të shkollave të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë, duke theksuar se arsimi është themeli më i fortë për një të ardhme më të mirë.
Ja reagimi i drejtorësh oshi në rrjetet sociale:
Një ditë e madhe për zemrat e vogla!
Me çanta plot ëndrra e sy që shkëlqejnë nga kureshtja, vogëlushët tanë nisin sot rrugëtimin e tyre të parë drejt dijes. Le të jetë kjo udhë një aventurë e bukur, plot me miq të rinj, mësime të vlefshme dhe kujtime që do t’i shoqërojnë gjatë gjithë jetës.
Urime vogëlushe, sot është dita juaj!
Drejtoria e Përgjithshme e Pastrim Gjelbërimit-Bashkia Tiranë
