Kur flasim për punën e “Allianz für Kinder” në Shqipëri, emri i parë që vjen në mendje është ai i Pëllumb Brushës – përfaqësuesi i palodhur i shoqatës, i cili është kthyer në simbol të humanizmit dhe ndihmës për të varfrit.
Prej shumë vitesh, Z. Brusha është i kudogjendur në çdo cep të Shqipërisë, krah për krah me familjet që përballen me vështirësi të mëdha. Qoftë duke ndihmuar fëmijët me probleme shëndetësore të marrin trajtimin e nevojshëm, apo duke mbështetur familje në gjendje të vështirë ekonomike, ai ka qenë gjithmonë aty ku ka pasur nevojë.
Me përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm dhe me mbështetjen e “Allianz für Kinder”, shumë fëmijë kanë marrë shansin për një jetë më të mirë. Ai nuk është thjesht një përfaqësues i një organizate ndërkombëtare, por është bërë miku i madh i fëmijëve shqiptarë dhe një mbështetje e fortë për komunitetet më në nevojë.
Kontributi i Pëllumb Brushës është një dëshmi e gjallë se sa shumë mund të ndryshojë bota, kur dikush punon me zemër e shpirt për të mirën e të tjerëve.

Wenn man über die Arbeit der „Allianz für Kinder“ in Albanien spricht, ist der erste Name, der einem in den Sinn kommt, Pëllumb Brusha – der unermüdliche Vertreter des Vereins, der zu einem Symbol für Humanität und Hilfe für Bedürftige geworden ist.
Seit vielen Jahren ist Brusha überall präsent, in allen Teilen Albaniens, Seite an Seite mit Familien, die mit großen Schwierigkeiten zu kämpfen haben. Ob es darum geht, Kindern mit gesundheitlichen Problemen die notwendige Behandlung zu ermöglichen oder bedürftige Familien wirtschaftlich zu unterstützen – er ist immer dort, wo Hilfe gebraucht wird.
Durch seinen außergewöhnlichen Einsatz und mit der Unterstützung der „Allianz für Kinder“ haben viele Kinder die Chance auf ein besseres Leben erhalten. Er ist nicht nur ein Vertreter einer internationalen Organisation, sondern ist zu einem wahren Freund der albanischen Kinder und zu einer starken Stütze für die bedürftigsten Gemeinschaften geworden.
Der Beitrag von Pëllumb Brusha ist ein lebendiger Beweis dafür, wie sehr sich die Welt verändern kann, wenn jemand mit Herz und Seele für das Wohl anderer arbeitet.
