E diel, 2 Gusht, 2026

Alaska, vendtakimi ku fitoi SHBA, Ukraina, bota dhe demorkacia, pse Presidenti Donald J. Trump është një burrë shteti i vërtetë

Share

Nga Rigels Seliman

Në një kohë kur bota përballet me sfida të mëdha politike, ekonomike dhe gjeostrategjike, figura e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump del në pah si një lider i guximshëm dhe vizionar, i aftë të marrë vendime të mëdha për të mirën e përgjithshme. Shumë analistë, politikanë dhe media, sidomos në Europë, kanë nisur prej kohësh një fushatë të ashpër linçuese ndaj tij, duke u përpjekur ta paraqesin si të paaftë ose të rrezikshëm. Por faktet flasin ndryshe: Presidenti Trump është një burrë shteti i vërtetë, një politikan dhe njeri që do progresin, paqen dhe zhvillimin e qëndrueshëm për Shtetet e Bashkuara dhe për mbarë botën.

Takimi i tij historik (15 gusht 2025) me Presidentin rus, Vladimir Putin në Alaskë është dëshmi e qartë e aftësisë së tij për të krijuar ura komunikimi edhe me liderë autoritarë dhe të vendeve rivale. Ky takim nuk ishte thjesht një fotografi për mediat, por një akt diplomatik me peshë të jashtëzakonshme, që tregoi se Trump është lideri numër një në arenën ndërkombëtare. Me guximin për të folur drejtpërdrejt dhe për të kërkuar zgjidhje për luftën Rusi- Ukrainë, ai demonstroi se pa ndërmjetësimin dhe lidershipin e tij, bota do të rrëshqasë drejt kaosit e konflikteve.

Në Alaska, fitoi jo vetëm Presidenti Trump, por fitoi bota dhe fitoi demokracia, madje dhe Ukraina. Presidenti Trump tregoi se diplomacia e vërtetë nuk është çështje fjalësh të bukura, por e rezultateve konkrete. Ata që sot përhapin idenë se Trump “doli i humbur” përballë Putinit në Alaska, jo vetëm që gabojnë, por tregojnë se nuk kuptojnë as thelbin e politikës ndërkombëtare dhe as natyrën e vërtetë të udhëheqjes.

Historia ka treguar se udhëheqësit e mëdhenj shpesh janë të keqkuptuar në kohën e tyre. Trump nuk bën përjashtim. Por ndërsa shumë prej kritikëve merren me sulme personale, Presidenti Trump vazhdon të punojë për forcimin e Shteteve të Bashkuara, për garantimin e paqes dhe për mbrojtjen e vlerave demokratike kudo në botë.

Rroftë Presidenti Donald J. Trump, rrofshin Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rroftë demokracia!

Te tjera

Lajme te tjera