Bashkia Tiranë vijon çdo ditë aksionet për çlirimin e hapësirave publike nga zaptimet e kundërligjshme, duke e kthyer qytetin tek qytetarët.
Task Forca, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë Bashkiake dhe Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit (IMT), është në terren për lirimin e çdo hapësire të zënë në mënyrë të paligjshme.
Në të njëjtën kohë, Drejtoria e Përgjithshme e Pastrim Gjelbërimit po kujdeset për pastrimin dhe sistemimin e këtyre hapësirave, duke i kthyer ato në vende më të gjelbra dhe të aksesueshme për të gjithë qytetarët.
Qëllimi është i qartë: një qytet më i lirë, më i pastër dhe më miqësor për çdo banor!
