E shtunë, 18 Prill, 2026

Në PS po luhet një betejë për mbijetesë, Alfred Cako zbardh për herë të parë prapaskenat e fundosjes së Veliajt, ja klanet që e tërhoqën “zvarrë” drejt drejtësisë dhe kush e ka marrë “peng” kupolën e PS-së përmes një skenari të komanduar nga jashtë

Share

Në Partinë Socialiste po luhet një betejë e ashpër për mbijetesë dhe kontroll absolut, ku klanet, interesat e huaja dhe grupet e lidhura me strukturat ndërkombëtare po përplasen për dominim. Fundosja e kryebashkiakut Erion Veliaj, një nga figurat më të forta të Rilindjes dhe trashëgimtarit të mundshëm të Edi Ramës, nuk ishte një ngjarje e rastësishme apo vetëm juridike, por rezultat i një lufte të heshtur për pushtet mes grupeve të ndryshme që veprojnë në prapaskenë.

Për herë të parë, konspiracionisti Alfred Cako jep një version ndryshe për gazetën “SOT” duke hedhur dritë mbi skenarin që e tërhoqi Veliajn drejt goditjes nga SPAK, duke zbuluar se në lojë nuk janë vetëm interesat e brendshme të PS-së, por edhe skenarë të komanduar nga jashtë, ku ndikimi i Sorosit dhe grupeve sioniste luan një rol kyç në prishjen e ekuilibrave politikë në Tiranë. Në këtë intervistë, Çako flet pa filtra për izolimin e Edi Ramës në arenën ndërkombëtare, për rolin e SHBA-së në ndryshimin e qasjes ndaj Shqipërisë dhe për prapaskenat që çuan në heshtjen e Ambasadës Amerikane pas zgjedhjeve të 11 majit.

 -Zoti Cako, si e shpjegoni faktin që DASH ka urdhëruar ambasadat amerikane të mos komentojnë më për zgjedhjet në vendet e huaja? A është kjo një sinjal i qartë për t’i dhënë fund ndërhyrjeve në politikën e brendshme të vendeve si Shqipëria?

USA po kalon nga energjia kinetike e përdorimit të pushtetit në energji potenciale, nga hapja, hollimi dhe shtrirja e pushtetit drejt tkurrjes, trashjes dhe izilacionizmit të tij. USA synon ti grumbullojë e organizojë forcat për dy synime: ti marrë nën kontroll Evropës Kanadanë dhe Groenlandën këto 4 vjet dhe të mos lejojë Kinën të kapë ujërat e Detit të Kinës Jugore duke kapur Tajvanin, së bashku me Japoninë, Korenë e Jugut, Australinë, vitin tjetër. Këto janë dy shtyllat e politikës së saj të jashtme. Të tjerat nuk i ka prioritete.

– Pse, sipas jush, SHBA pas zgjedhjeve të 11 majit nuk uroi qeverinë apo kryeministrin Rama, por vetëm “popullin shqiptar”? Çfarë mesazhi fshihet pas këtij veprimi diplomatik dhe si e shpjegoni faktin që asnjë zyrtar i administratës Trump nuk priti kryeministrin Rama gjatë qëndrimeve të tij të fundit në SHBA, apo në samitin e NATO-s në Hagë? Madje, thuhet se në shkurt, zëvendëspresidenti Vance e refuzoi në takim në Mynih. A është Rama sot një figurë e izoluar në qarqet amerikane?

Është njëlloj si koha e Enver Hoxhës kur u prish me rusët dhe tentoi të lidhej me Francën e perëndimin “për 50 aspra”por këta i thanë, -jo me ne por drejtoju Kinës për mbështetje. Dhe Ramës amerikanët i thanë shko rri tek karrigia e Ursulës dhe Erdoganit, jo me ne, ndaj nuk e mbështesin për zgjedhjet e manipuluara të 11 majit. Nëse do bënin të kundërtën në emër të sigurisë ata do t’i linin shqiptarët pa lirinë e të thënës së të vërtetës. Tash ata, shqiptarët munden ta thonë çka ngjarë më 11 maj.  Por Erdogan është drejt konfliktit shkatërrues kundër Izraelit, Francës, Greqisë dhe përballë rrezikut që të shpartallohet me goditje nukleare nga Izraeli, ndoshta mbi Stamboll ose Ankara. Ndaj sulltani i Tiranës i ka zhveshur shallvaret se në këtë konflikt kërkon të qëndrojë me fitimtarët që nuk janë Turqia dhe Irani por BE & Izraeli.

-Thuhet se për administratën Trump, Edi Rama shihet si një “buffon i Sorosit”. A besoni se kjo etiketë e ka dëmtuar Shqipërinë në marrëdhëniet me SHBA-të konservatore?

Është dhe kjo dhe shpjegimi që ja u dhashë pak më lart. Ramës si aktor i është caktuar lidhja me BE dhe Izraelin kundër Serbisë, Rusisë dhe Turqisë në ngjarjet e këtyre 4-5 vjetëve.

-Ngritja e akuzave ndaj Erion Veliajt nga SPAK, a është përplasja e radhës mes klaneve brenda Partisë Socialiste? A ndodhet Veliaj në burg politikisht, si pasojë e një “sakrifice” të bërë nga Rama për të shpëtuar veten?

Veliaj ishte lidhur me një grup çifutësh antisionistë dhe për këtë ai u godit prej grupit sionist & Rama. Më tej, konflikti sigurisht që shtronte pyetjen kush do të përdorte Partinë socialiste kundër tjetrit duke trysnuar SPAK-un. Në fakt PS kontrollohet nga sionistët nëpërmjet dyshes Soros-Rama dhe SPAK goditi Veliajn. Në fakt edhe Rama edhe Veliaj mund të goditen shumë kollaj se kanë bëma – si Berisha Gërdecin-, pa fund. Por deri tani është goditur vetëm numri dy kurse numri një, Rama, ndihet shumë i fortë.

-Duke qenë se Sali Berisha kishte shpresë se me rikthimin e administratës Trump do të rishikohej shpallja e tij “non-grata”, si e shpjegoni faktin që edhe kjo administratë nuk e ka hequr ende këtë masë ndaj tij? A është kjo një goditje për kredibilitetin politik të Berishës dhe një sinjal që SHBA, pavarësisht kush është në pushtet, nuk ndryshon qëndrim ndaj tij?

Për këtë qëndrim të USA ndaj Berishës ka tre arsye: së pari USA ruan koherencën e institucioneve të saj; së dyti, në Washington sot e dinë që Berisha nuk është trampist; së treti, siç e shpjegova në pyetjen 1, USA po kthehet në izolacionizëm dhe e ka lënë këtë territor ta administrojë Ursula.

Intervistoi: Rigels Seliman

Te tjera

Lajme te tjera