E hënë, 3 Gusht, 2026

Bajram Begaj, Presidenti i unitetit, ligjit dhe dinjitetit shtetëror

Share

Nga Rron S. Shkamborri

Qysh nga marrja e detyrës si President i Republikës së Shqipërisë në vitin 2022, Bajram Begaj ka dëshmuar se është një figurë mbi palët politike. Ai ka ndërtuar një presidencë të bazuar në transparencë, dinjitet dhe përkushtim të palëkundur ndaj Kushtetutës. Në çdo dalje publike apo vendim institucional, Begaj ka pasur si udhërrëfyes vetëm ligjin dhe interesin qytetar. Ai ka shmangur retorikën politike dhe ka qenë një zë i qetë, por i fortë në mbrojtje të shtetit të së drejtës.

Institucioni i Presidencës nën drejtimin e tij është kthyer në një model respekti institucional. Ai nuk ka rënë pre e presioneve politike dhe nuk është përfshirë në polemika që dëmtojnë unitetin kombëtar. Gjatë vizitave të tij jashtë vendit, Begaj gjithmonë ka vënë në plan të parë interesat kombëtare dhe ka mbajtur lidhje të forta me diasporën shqiptare. Ai ka treguar kujdes të veçantë për çështjen e Kosovës, duke e përmendur atë në çdo takim ndërkombëtar.

Për Presidentin Begaj, Kosova është pjesë e pandashme e çështjes shqiptare, dhe mbrojtja e saj është përgjegjësi kombëtare. Ai ka dëshmuar një qasje të matur dhe diplomatike në përfaqësimin e Shqipërisë. Në këto mbi tridhjetë vite demokraci, Shqipëria nuk ka pasur një president kaq institucional dhe të ekuilibruar. Sjellja e tij është përfaqësuese e vlerave më të larta të shtetarit modern.

Ai është treguar afër qytetarëve dhe larg protagonizmit politik, duke e çuar figurën e Presidentit në lartësinë që i takon. Në raport me institucionet e tjera, ai ka ruajtur ekuilibrin dhe ka promovuar dialogun. Në marrëdhënie me shtetet partnere, ka qenë një zë dinjitoz, duke e forcuar imazhin e Shqipërisë në botë.

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z Bajram Begaj, meriton vlerësim për seriozitetin, profesionalizmin dhe integritetin që ka sjellë në këtë rol të lartë. Ai është dëshmi e faktit se një figurë mbi partitë, e përkushtuar vetëm ndaj popullit dhe ligjit, mund të rikthejë besimin te institucionet. Shqipëria ka nevojë për më shumë figura si ai. Me veprimet dhe qasjen e tij, Bajram Begaj ka vendosur një standard të ri për rolin e Presidentit. Ai është padyshim një nga figurat më përfaqësuese dhe të respektuara të kohëve të fundit.

Te tjera

Lajme te tjera