Deputeti i PS, Vullnet Sinaj ka shprehur urimet e tij më të ngrohta për ekipin e “Flamurtari”, pas triumfit të madh në Ligën Unike të basketbollit për femra. Ai ka theksuar rëndësinë e këtij suksesi, duke lavdëruar ekipin, trajnerët dhe tifozët që e mbështetën gjatë gjithë këtij rrugëtimi. “KS Flamurtari, kampion i Ligës Unike në basketboll për femra! Mes atmosferës elektrizuese dhe emocioneve të mëdha sportive, klubi “Flamurtari” u shpall kampion i Ligës Unike në basketboll për femra. Finalja e madhe, e luftuar në parket me vajzat e ekipit “Peja 03”, u ndoq nga një numër i madh sportdashësish në pallatin e sportit “Flamurtari”. Ndeshja përfundoi me rezultatin 72 – 62. Urime ekipit kampion, fitorja u takon të gjithëve, vajzave në parket, stafit të trajnerëve e ndihmësve të ekipit dhe tifozëve të mrekullueshëm! Shqipëri-Kosovë, jemi Një! Në basketboll, në zemer e kudo”, shkruan Sinaj në rrjetet sociale.
Deputeti Sinaj uron ekipin kampion të “Flamurtari” për fitimin e Ligës Unike në basketboll për femra
Share
Te tjera
