E diel, 2 Gusht, 2026

Vullnet Sinaj, një politikan që punon dhe opozita që s’di ç’të bëjë

Share

Nga Rigels Seliman

Opozita shqiptare, me në krye Gazment Bardhin dhe një tufë deputetësh që shumica e qytetarëve as nuk i njohin me fytyrë, ka vendosur sërish të bëjë atë që di më mirë: të krijojë zhurmë boshe dhe të fabrikojë akuza qesharake ndaj një deputeti model si Vullnet Sinaj. Po çfarë ka ndodhur realisht? Shikojeni vetë: një politikan i përkushtuar, 24 orë në shërbim të qytetarëve, sulmohet nga një grup opozitarësh që për katër vite nuk kanë bërë asgjë tjetër veçse janë ankuar dhe kanë sabotuar çdo përpjekje për progres. Dhe kulmi? Kërkesa e tyre është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për një shumë qesharake prej 36 mijë eurosh që dyshohet se bizneset e tij kanë përfituar. Kjo është skandaloze!

Po ku ishin këta luftëtarët e “drejtësisë” kur Shqipëria digjej nga korrupsioni i tyre?! Ku ishin këta kur për 30 vjet shqyen çdo mundësi për zhvillim dhe e kthyen vendin në monopol të interesave të tyre personale? Dhe tani na dalin nëpër ekrane duke lexuar me mundim fjalitë e shkruara nga këshilltarët e tyre, duke u përpjekur të luajnë rolin e shpëtimtarëve! E vërteta është e thjeshtë: këta njerëz kanë frikë nga Vullnet Sinaj, sepse ai punon, ai ndihmon qytetarët, ai është në terren, ai nuk është një vegël propagande si këta të opozitës, që dinë vetëm të bëjnë shfaqje politike për të mbuluar mungesën e ideve dhe të veprimeve të tyre konkrete.

Dhe le të ndalemi pak tek lista e “heronjve” që kanë firmosur këtë kërkesë. E lexuat mirë? Edi Paloka, Flamur Noka, Qani Xhafa, Kasëm Mahmutaj… kush janë këta? A dinë shqiptarët ndonjë punë konkrete që kanë bërë për vendin? Apo janë thjesht statista që mbushin karriget e boshatisura të një opozite të rrënuar, e cila e di shumë mirë që më 11 maj do të pësojë një tjetër humbje të thellë!

E gjitha kjo është një lëvizje e dëshpëruar për të tërhequr vëmendje, sepse opozita nuk ka më as mbështetje dhe as ide. Janë të njëjtët personazhe që shfaqen në çdo protestë pa kauzë, që hedhin akuza të pabaza, por që kur vjen puna për të bërë diçka për popullin, zhduken! Ata nuk janë të shqetësuar për ligjin, por për karriget e tyre, për të cilat e dinë që do t’i humbasin. Dhe për këtë arsye janë të gatshëm të shpikin edhe akuza të pabaza për një njeri si Vullnet Sinaj, i cili për vite me radhë ka punuar me ndershmëri dhe përkushtim.

Në fund të ditës, qytetarët nuk janë budallenj! Ata e dinë kush punon për ta dhe kush bën lojëra politike për interesa të vogla personale. Opozita mund të vijojë të tallet me veten, por më 11 maj do të marrin përgjigjen që meritojnë. E vërteta është e thjeshtë: ndërsa Vullnet Sinaj vazhdon të punojë, opozita vazhdon të qajë. Dhe do të vazhdojë kështu edhe për një kohë të gjatë!

Te tjera

Lajme te tjera