E hënë, 23 Nëntor, 2026

GOLAT/ United përmbys 1-2 Cityn në derbin e Manchesterit, ‘Qytetarët’ në krizë! Chelsea fiton dhe sheh nga kreu, shkëlqejnë Spurs

Share

Premier League e futbollit në Angli zhvilloi katër ndeshjet e radhës të vlefshme për javën e 16-të. Këtë të diel Manchester City konfirmoi krizën, teksa u përmbys 1-2 në derbi nga Manchester United. Në mbrëmje Chelsea bëri një hap më shumë drejt kreut, teksa te suksesi doli edhe Tottenham.

Në “Etihad” Manchester City u përmbys 1-2 nga Manchester United. Derbi i qytetit i buzëqeshi të kuqve të Ruben Amorim, që vetëm pak javë në krye të skuadrës sheh një sukses të rëndësishëm. Ndeshja u zhbllokua nga “Qytetarët” me golin e Gvardiol në minutën e 36-të. Vetëm katër minuta më vonë në fushë plasi sherri, me arbitrin që ndëshkoi me kartona të verdhë Hojlund dhe Ualker.

Kur u duke se City do linte pas krizën, fundi ishte dramatik për djemtë e Guardiolës. Fillimisht Bruno Fernandes me 11 metërsh barazoi sfidën në minutën e 88-të, para se Amad Diallo në minutën e fundit (90-të) të shënonte golin e tri pikëve për ‘Djajtë e Kuq’. Në 11 ndeshjet e fundit Manchester City ka një fitore, dy barazime dhe tetë humbje, për një krizë të thellë.

Në “Stamford Bridge” Chelsea fitoi 2-1 kundër Brentford dhe i afrohet Liverpoolit kryesues. Golat e Cucurella dhe Jackson e dërgojnë Chelsean te fitorja e pestë radhazi në Premier League. Me 34 pikë Chelsea është një kërcënim serioz për Liverpoolin.

Nga ana tjetër, Tottenham është rikthyer të fitojë dhe këtë e ka bërë në “St.Mary Stadium” duke thyer 0-5 vendasit e Southampton. Për Spurs shënuan Maddison me dopietë, Son, Kulusevski dhe Sarr, gola këta të gjithë në pjesën e parë.

Premier League, raundi 16-të:

E diel, 15 dhjetor 2024

15:00 Brighton 1-3 Crystal Palace

17:30 Manchester City 1-2 Manchester United

20:00 Chelsea 2-1 Brentford

20:00 Southampton 0-5 Tottenham

Te tjera

Lajme te tjera