Për të rritur ndërgjegjësimin dhe luftuar dhunën në familje, këtë vit, Divjaka u bë një nga pikat kryesore të 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës, një iniciativë globale që synon të sjellë ndryshime pozitive në shoqëri. Qendra për Popullsi dhe Zhvillim, në bashkëpunim me UNFPA Albania, organizoi një tryezë të rëndësishme ku u mblodhën përfaqësues nga shërbimet shëndetësore, sociale, policia, prokuroria dhe shoqëria civile, për të diskutuar dhe koordinuar veprimet e nevojshme për të adresuar këtë fenomen të dhunshëm. Gjatë këtij takimi, u theksua rëndësia e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve dhe individëve të angazhuar, për të ofruar mbështetje dhe zgjidhje për viktimat e dhunës. “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës na gjetën në Divjake. Këtë vit Qendra për Popullsi dhe Zhvillim në bashkëpunim me UNFPA Albania, mesazhet për luftën kundër dhunës i adresoi në tryezën më të rëndësishme në Bashki, për të koordinuar këtë fenomen, Mekanizmi i Koordinuar i Referimit, me pjesëmarrje nga shërbimet e kujdesit shoqëror, shëndetësor, shërbimit psikosocial, policia, prokurori e shoqëri civile. Pata mundësinë të flas dhe me kryetarin e Bashkisë Divjakë, z. Josif Gorrea, i cili tregoi që kjo sfidë është prioritet i kësaj bashkie dhe mirëpret bashkëpunime të tilla në vijim! Faleminderit Eva Sheshi që na u bashkove në këtë tryeze në emër të MSHCS! Falë ekspertes të politikave sociale, Monika Kocaqi, u sqaruan disa situata që meritojnë vëmendje e kërkojnë zgjidhje! Dhuna në familje ehte realitet dhe na duhet të flasim e punojmë përditë për këtë fenomen shumë shqetësues! #asnjejustifikim #folperdhunen #acpd#unfpaalbania#”, njoftoi në rrjetet sociale, drejtoresha e Qendrës Shqiptare për Popullsi dhe Zhvillim (QShPZH), Elona Gjebrea.
16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore, Qendra për Popullsi dhe Zhvillim dhe UNFPA Albania, mesazh nga Divjaka
Share
Te tjera
