E hënë, 27 Prill, 2026

Jorida Tabaku: Socialistët i trajtojnë pensionistët si grup elektoral dhe i gënjejnë për vota, ata meritojnë dinjitet dhe vlerësim

Share

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka kritikuar qeverinë për trajtimin e pensionistëve, duke e cilësuar bonusin e paraqitur nga qeveria si një propagandë të pastër zgjedhore. Në një video të postuar në rrjetet e saj sociale këtë fundjavë, Tabaku thekson se shpërblimi i fundvitit i ofruar nga qeveria nuk mund të mbulojë gjynahet e 11 viteve të neglizhencës dhe mungesës së respektit ndaj këtij grupi shoqëror. Sipas saj, pensionistët shqiptarë shpenzojnë deri në 50% të të ardhurave për ushqime, ndërsa qeveria ka dështuar të ndërmarrë masa konkrete për të përmirësuar jetesën e tyre.

Tabaku shtoi se për të ndryshuar këtë realitet, duhet të mendohet për një sistem të ri që vendos dinjitetin dhe vlerësimin e punës së pensionistëve në qendër. Ajo propozoi që fondet e pensioneve të përdoren për të garantuar pensione dinjitoze, jo për shpërblime të përkohshme dhe elektorale. “Ajo që po ndodh ditët e fundit me deklaratat e qeverisë në lidhje me pensionistët. Me kujtesën e qeverisë që pas 11 viteve t’i japin një shpërblim pak më të madh për festat e fundvitit përmblidhet me një fjali të thjeshtë. LËMOSHË E VOGËL, PROPAGANDË E MADHE! A mund të lahen gjynahet e 11 viteve me një shpërblim pak më të madh në fund të viti sepse është periudhë zgjedhore? A mund që rritja e çmimeve me 55% për ushqimet në total të shumëzohet me zero? A mund që rënia reale e pensionit të harrohet kaq lehtë? A mund të harrohet kaq shpejt rënia e fuqisë blerëse të pensionistëve gjithë këto vite? Faktet janë që pensionistët kanë pensionet më të ulëta në rajon, që kanë vuajtur më shumë rritjen e çmimeve dhe që vitet e fundit shpenzojnë 50% të të ardhurave të tyre për çmimet e ushqimeve. A ka një vend tjetër në rajon dhe në Evropë që ka këto të dhëna? Që vlerëson kaq pak punën dhe kontributin? Që I ka lënë pensionistët në mëshirë të fatit? Faktet janë që reforma e pensioneve dështoi, krahu I punës është në largim, 40% e tyre janë larguar dhe kjo ka ndikuar në skemën e pensioneve dhe do të ndikojë në të ardhmen”, deklaroi Tabaku.

Te tjera

Lajme te tjera