Konspiracionisti dhe teoricieni i njohur, Alfred Cako ka komentuar situatën politike në vend, ndërsa e ka ndalur theksin tek dy aktorët kryesorë, Edi Rama dhe Sali Berisha. Në një intervistë për gazetën “SOT” të mbushur me detaje të forta, konspiracionisti Alfred Cako zbulon një panoramë tronditëse të situatës politike në Shqipëri, duke shpjeguar se kryeministri Edi Rama mund të jetë në rrezik të rëndësishëm për të humbur pushtetin. Ai shpreh shqetësimin për rolin e mafias bavariane dhe shërbimeve sekrete, të cilat, sipas tij, kanë manipuluar skenën politike, duke veshur me pushtet dhe para figura që luajnë sipas rregullave të tyre. Madje teoricieni Cako parashikon një skenar të rrezikshëm, ku, nëse zoti Rama dhe ish-kryeministri Sali Berisha nuk pranojnë kushtet e vendosura nga këto grupe, mund të përballen me pasojat e rënda të izolimit politik, duke rrezikuar edhe lirinë personale. Këto detaje dhe deklarata hedhin dritë mbi një sistem që, sipas zotit Cako, është në prag të një ndryshimi të bujshëm, me figura të reja të gatshme për t’u ngjitur në pushtet në emër të një kontrolli më të madh.
-Zoti Cako, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se: “Amerikanët sollën Noc Rrokun, pasi Reformën në Drejtësi e bëra unë dhe PS! Ministra, deputetë dhe kryebashkiakë të pandehur, kjo ka qenë ëndrra ime…”. Si e shihni këtë deklaratë? A është sfidë ndaj SHBA-ve?
Edi Rama ishte një shërbëtor i Sorosit. Në fillim, ai nuk e dinte çfarë ishte Perëndimi dhe Open Society. Aty ai u përzgjodh për ambicien, anarshizmin, pamjen, sjelljet ekzibicioniste dhe për origjinën, si pasardhës i Kolombëve nga gjyshja e babait dhe nga disa përfolje e thashetheme me bazë për t’u besuar, si nipi i Ahmet Zogut. Elita bavariane dhe shërbimet sekrete punojnë për rrjedhshmërinë gjenetike në sundim. Edhe Rockefellerët që sundojnë SHBA-në janë Colins ose Colombë dhe ata e ndjekin vijën e tyre të gjakut. Bashkëpunimi i Ramës për llogari të Mafies Bavariane, ku hyn Open Society, ka filluar me naivitet dhe kuriozitet; pasi filloi t’i kuptojë gjërat nga pak, aty shfaqi etjen për pushtet dhe fuqi financiare; këto ja dhanë, por me kusht që ta hidhte vallen siç donin ata. Ashtu siç pamë se mund të ecësh në politikë dhe botën e shoëbizit nga rastet e J. Epstein dhe P. Diddy, edhe në vendet e tjera ndodh kështu, por në mënyrë eksponenciale. Ata të japin gruan, të japin bashkëpunëtorët, të lënë të bësh korrupsion në pushtetin lokal, fillimisht, dhe pasi të kapin për bolesh me korrupsion, të japin çelësat e vendit bashkë me axhendën. Ka raste kur mizat e kapura nga rrjeta e merimangës duan të shpëtojnë ose me marifet, ose me forcë. Në të dyja rastet, këto “miza” përfundojnë tragjikisht, njëra më shpejt e njëra më vonë. E vetmja mundësi për të mos u mbytur në këtë rrjetë merimange është ta hedhësh vallen deri në fund, të luash rolin e aktorit dhe me demagogji të shtirur dhe neveritëse, sikur punon për popullin, kur punon për axhendat antidemokratike e antipopullore të mafies kazarjane ose bavariane ndërkombëtare me ujkun Soros që ka hyrë në krevatin e gjyshes dhe po pret Kësulëkuqen që të vijë. Pra, Rama hiqet sikur ai është me elitën dhe ju thotë atyre se me arrestimin e Metës dhe bllokimin e Berishës, unë ju dhashë 100% sovranitetin e popullit shqiptar. Vetëm se tani rekuizita duhet të punojë që vakumin e skenës politike ta zënë kukulla të reja ose naive, ose të kapura prej njerëzve të elitës në Tiranë si Open Society, ambasadat, shërbimet sekrete, me pagesa të majme, etj. Rama e ka kuptuar se atyre që u shërben janë me gjak të ftohtë, të paparashikueshëm dhe ngjan si një djalosh që po jeton në një hauz me ca krokodilë të mëdhenj, të cilët presin që djaloshi t’i ushqejë. Por s’dihet se çfarë mund të ndodhë. Edhe Berisha me Metën kanë qenë dikur në këtë rol, por krokodili të parin po e mban pranë dhëmbëve dhe s’dihet çdo të ndodhë me tjetrin sapo e ka gëlltitur.
-A mendoni se kryeministri Rama po i hedh bashkëpunëtorët e tij në “gojën” e SPAK?
Të gjithë mëkatarët rrotull Ramës menduan se u bë deti kos. Ata e flakën lopatën me të cilën duhet të punonin për popullin dhe rrëmbyen shatën, duke punuar vetëm për vete. ‘Baba Carloja’ ose Syri Gjithëpamës po i vëzhgonte duke qeshur dhe po i regjistronte. Shqipëria nuk duhet të ketë klasë politike të pasur, sepse i pasuri di të thotë edhe “Jo!” Të gjithë ata që kanë vjedhur shumë do të dënohen, jo për aktin e dënueshëm, por sepse fuqia financiare sjell pavarësi në veprimet e politikanëve. Mafia Bavariane i do liderët politikë me shtëpi me qera dhe pa konto bankare. Këta që po i rrëmben SPAK nga e majta, asimetrikisht me opozitën, Rama po përpiqet të krijojë një hierarki simetrike të të goditurve, që kjo punë të normalizohet dhe të harrohet kur ai të largohet nga pushteti, dhe kësisoj ai të shpëtojë. Mendoj se Rama dhe Veliaj po përpiqen t’ia futin njëri-tjetrit tek Olimpianët apo ‘Baba Carloja’ që drejton de facto SPAK-un (ky është dora e zgjatur e tyre këtu), duke ndikuar për të goditur njërin dhe për të plotësuar asimetrinë. Ashtu si në shah, pushteti ka dhënë ushtarë, ndonjë kalë a oficer tek SPAK, kurse opozita ka dhënë mbretëreshën, dhe tani pritet të zihet mat edhe “mbreti” dhe ky krah të paralizohet politikisht ose të kontrollohet prej tyre.
-Besoni se ish-kryeministri Sali Berisha do të udhëheqë PD, apo fakti që ai është marrë i pandehur nga SPAK i vështirëson punën?
Sali Berisha ka pak mundësi në duar. Ai ka pasur dhe ende e ka elektoratin e vet që mund të jetë më i madhi për çdo politikan tonin. Ky është aseti i tij për të cilin u bë lufta me elitën se kush do ta mbante. Tani që Berisha është kapur nga masha e “Baba Carlos” me disa marifete apo dhe abuzime, këtë elektorat, siglën dhe mbështetjen e tij duhet t’ia transferojë me entuziazëm një kukulle që do të zgjedhë “Baba Carlo” në krye të opozitës. Nëse Saliu nuk pranon kushtet, do ta hedhin në qeli me Metën. Nëse jep elektoratin dhe plotëson edhe ndonjë kusht financiar që mund t’ia kërkojnë, do të gëzojë lirinë dhe disa përfitime që ka siguruar.
Intervistoi: Rigels Seliman
