Ish-kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, njëherësh ish-deputeti i Partisë Socialiste ka komentuara situatën politike në vend dhe reagimet lidhur me propozimin për krijimin e një shteti të ri Bektashi në Tiranë. Në një intervistë për gazetën “SOT”, ish-deputeti Spartak Braho thekson se me SPAK-un nuk duhet të luajë askush, duke e cilësuar kreun e Partisë Demokratike, Sali Berishën si një figurë që po merr atë që meriton për mëkatet e kaluara ndaj popullit. Në këtë kontekst, Braho e paralajmëron Berishën për një fat tragjik dhe tregon se kush do ta zëvendësojë ish-kryeministrin në skenën politike, pra në krye të PD. Ai gjithashtu komenton reagimet rreth propozimit për krijimin e një shteti të ri Bektashi në Tiranë, duke nxjerrë në pah kompleksitetin e situatës. Duke folur për kryeredaktorin e gazetës “SOT”, Rigels Seliman, zoti Braho zbardh pazaret e fshehta mes Baba Mondit dhe kryeministrit Rama, duke e akuzuar këtë të fundit se po manipulon Kryegjyshin për të realizuar një puc kundër bektashinjve.
-Zoti Braho, kryeministri Edi Rama e ka propozuar krijimin e një shteti bektashi brenda Shqipërisë. Jehona e kësaj nisme është publikuar në media ndërkombëtare, ka patur reagime në forma të ndryshme, debate në Shqipëri mes juristëve dhe konstitucionalistëve në Shqipëri. Kryeministri Rama u shpreh se është një thesar që Shqipëria duhet të ofrojnë në shërbim të paqes, tolerancës dhe humanizmit. Ka patur reagim dhe nga komuniteti mysliman se nisma të tilla janë precedent i rrezikshëm për të ardhmen e vendit. Si iu duket ky propozim, kjo nismë, është e mundshme?
Jo, nuk është e mundshme. Është një komedi e stisur, që është një përdorim i dy njerëzve që e kanë anonçuar këtë ide pasi është qesharake dhe antikushtetuese, ndaj është e parealizueshme. Në këtë zallamahi entitetesh që kemi ne, veçimi i njërit për të krijuar me emblemën e bektashive për të krijuar një shtet, është një budallëk. Del një budalla si kryegjyshi Edmond Brahimaj, nuk e di se çfarë interesash e shtynë por ky e di shumë mirë që shteti jonë i ka themelet në lajcitet që u mbrojt nga rilindash e bektashinj të mëdhenj si Samiu, Abyli, Naimi, e më pas shteti që krijoi Ismail Qemali, shteti i parë shqiptar, ishte laik. Më duket një lojë shumë e trashë, por ka një reagim që shoqërohet edhe me një merak e nga ana tjetër por nga ana tjetër ka një ndjenjë se njerëzit kanë frikë për prishjen e një shteti real, për prishjen e këtij shteti sado i dobët që është. Këtë nismë e kërkon kryeministri që ndërtesën e bektashinjve në qendra atraksioni për turizmin, mirë është dhe ashtu e nuk është nevoja për ta krijuar në shtet. Do t’ju jap bektashinjve pasaporta, është qesharake. Për çfarë i jep pasaportat, do të ngrejë ambasada apo do të lejoj të pijen bektashinjtë raki. Unë e konsideroj një përdorim të rëmdontë.
-Çfarë e nxiti kryeministrin Rama të bëj këtë propozim?
Nuk e di por duket një flluskë sapuni. Rama është në eufori tani dhe i ka zakon ato shashka, por kjo është shashkë e cila ndjell shqetësim. Të mos trembet mileti se kjo gjë nuk ndodh për shumë arsye.
-E konsideruar si një shashkë për vëmendje, për të çështje madhore apo për çfarë bëhet fjalë?
Rama i bën këto marifete dhe është natyra e tij që i bën këto ekzibicione vetëm për të tërhequr vëmendjen, për asgjë tjetër. Vetëm në qoftëse ka një qëllim tjetër përdorimi.
-Për çfarë dyshoni?
Baba Mondi drejton sektin e bektashinjve që është direkt degë e shehidëve. Dihen armiqësitë mes shehidëve dhe sunive. Secili nga këto është i shtrirë në lokacione të ndryshme të botës arabe dhe secili ka autoritetin e tij por ka dhe synime të tij duke e ndarë botën arabe mes tyre. Ka patur mjaft konflikte mes tyre.
-Rama me këtë nismë ka zgjedhur të pozicionojë Shqipërinë?
Tendenca për të krijuar ISIS, ishte një nismë negative e botës arabe, e cila donte të kthente të gjithë botën në një enklavë lufte. Ushtarë për ISIS u përgatitën edhe në Shqipëri, Kosovë e në Maqedoni të Veriut. Ka patur raste të konfirmuara, ka patur shqetësime nga qeveritë tona dhe angazhim pozitiv. Baba Mondi ka patur një rol pozitiv në këtë histori.
-SPAK sot është institucioni më i besueshëm për të gjithë shqiptarët ku është fokusuar e gjithë vëmendja dhe reforma në drejtësi po shihet mbi mënyrën si po operon SPAK dhe Gjykata e Posaçme. Dosja “Partizani”, si dosja më e nxehtë aktualisht në SPAK pasi është nën akuzë dhe i pandehur ish-kryeministri Berisha. Çfarë prisni të ndodh me të ardhmen politike të zotit Berisha, çfarë parashikoni?
Fundi i Berishës është tragjik në kuptimin jo fizik të fjalës, e do marrë atë që i takon dhe do shlyej ato mëkate që i ka këtij populli. Ligji do të veproj dhe do të vuaj dënimin përkatës. Me SPAK-un të mos luaj njeri as majtas e as djathtas. Rezultatet e SPAK-ut, nuk priten as për 2-3 vite, por nëse duam të eci shteti përpara dhe të avancojë, duhet të zbatohen ligjet. Organet e drejtësisë duke zbatuar drejtë funksionet e tyre e veçanërisht në luftën ndaj korrupsionit dhe pandëshkueshmërinë, do i japin frymëmarrje këtij shteti që lëngon në krizën e mos zbatimeve të ligjeve dhe dënimin e personave që kanë zënë frymën.
-Perceptimi publik është se po merr fund pandëshkueshmëria në Shqipëri, a e ka merituar SPAK në këndvështrimin tuaj, a është ngritur në lartësinë për të qenë institucioni më i besuar i shqiptarëve për mënyrën si ka funksionuar?
SPAK-u ka vështirësi të mëdha.
-Ka pengesa politike?
Kam përshtypjen se shumica e atyre që janë atje, me në krye drejtorin e SPAK-u, e kanë ndarë mendjen dhe nuk para pyesin megjithatë presionet janë. Dhe ato njerëz janë, kanë familje. Më shumë se presione, është mungesa e kushteve pasi SPAK-u vazhdon të operojë pa personel të plotësuar, ka nevojë për prokurorë, gjyqtar të tjerë që duhet të atashohen pranë BKH-së, kanë nevojë për fonde, për logjistikë, për modernizmin e proceseve të hetimit.
-Këto mungesa janë të qëllimta?
Edhe mungesë fondesh ka, qeveria të plotësoj nevojat e SPAK-ut.
-Kë shihni zëvendësues të mundshëm të Berishës, për të drejtuar partinë kryesore opozitare në vend?
Shumë shpejtë dhe Berisha nuk do të jetë në listën e atyre që do të jenë të zgjedhur. Në një pohim, Argita, e bija e Berishës ku tha se nuk ka pse të mos jem e zgjedhur në listën e të zgjedhurve për vitin 2025. Do ta zëvendësoj e bija. Nuk ka rëndësi në do të jetë apo jo Berisha. Ai ka mbaruar me kohë. Ka ca ithtarë që i shkojnë nga pas, por janë trutharë. Janë ata që ai i ka mbajtur afër, i ka ushqyer, i ka mbajtur në zgëqet e politikës së ashtuquajtur opozitë por që nuk ka ndonjë vlerë, as politike e as për t’u krenuar me të. PD duhet të ri konceptohet si parti e re, nuk mund të vazhdojë me Berishën, as me Argitën apo të tjerë që është turp kur i shikon.
-Ndërsa zgjedhjet po afrojnë, vëmendja është edhe të listat, te mënyra si do të përfaqësohen formacionet politike, 1/3 do të jetë e mbyllur por në shumicën e qarqeve nuk marrin më shumë se 1/3-ta, pra janë mandate të sigurta. Rama ka bërë me dije se gjeneralët politik, ata me peshë e kontribut në PS do t’i le te listat e hapura për t’i përfshirë në një garë të vërtetë. Ju mendoni se do ta përqafojnë socialistët këtë nismë të re të kryeministrit?
Mirë është nëse nuk është demagogji se thotë Rama por a është formuluar me ligj apo rregulloren që do të nxjerr KQZ-ja apo zotimet që do të marrin këto për t’i kthyer në akte të zbatueshme. Shpresoj që të realizohet. Natyrisht nuk është fjala për gjeneralët por për ata që populli i do dhe do i votojë.
-Është kjo një zgjidhje e mirë?
E mirë është, gjysmake por e mirë është nëse do të realizohet. Unë nuk jam shumë optimist por kam qenë nga ana të cilët kanë qëndruar 20 ditë grevë urie kur Rama dhe Berisha ndryshuan Kushtetutën në 2008, për listat e hapura që të mos mbylleshin partitë, të mos kalcifikoheshin, të mos bëheshin pre vetëm e vullnetit të kryetarit të partisë por përballë presionit ky është një hap pozitiv.
Intervistoi: Rigels Seliman
