Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka komentuar zhvillimet e fundit në Prokurorinë e Posaçme. Për hetimin e “21 Janarit”, Hoxha tha në një intervistë për “Euro News”, se SPAK ka gati raporte nga radhët e Policisë, Shërbimi Informativ, nga vendet partnere për ta hetuar siç duhet nga kjo ngjarje. Pozitat e Sali Berishës mund të tronditen sipas Hoxhës. Ai thotë se Prokuroria e Posaçme tani është përpara veprimeve standarde proceduriale ku tani është i detyruar që ta regjistrojë si çështje. Nga ana tjetër, Hoxha paralajmëroi zhvillime të forta nga SPAK në vijim.
– Zoti Hoxha, “21 Janari” duket sikur hynë në hullinë e duhur?
Po t’i kthehemi pas, janë 2 vite e gjysmë të humbura nga momenti kur është publikuar për herë të parë komunikimi në audio i drejtuesve të lartë të Gardës. Atë që kishte certifikuar Gjykata me vendim të formës së prerë që kemi të bëjmë me vrasje nga pakujdesia, ne sollëm një indicie e cila tregonte se vrasjet nuk janë bërë nga pakujdesia por janë bërë me urdhër. Pas dy vite e gjysmë u bë pikërisht ajo gjë që ne kërkuam në fillimin e Janarit 2022. Padia që ka bërë familja Nika dhe ka pikërisht atë material ku thotë se në bazë të materialit që ne kemi, kërkojmë që hetimi i kësaj çështje, të hetohet nga SPAK-u. Që nga ajo kohë e deri më sot, materiali origjinal nuk i është dorëzuar qeverisë por unë kam shkuar dhe kam dhënë deklarime në Prokurorinë e Tiranës. Të gjithë anëtarët e familjes Nika kanë shkuar në Prokurori dhe kanë dhënë deklarime por nuk e kemi dorëzuar kasetën me të vetmin kusht që ai material duhet t’i vihet në dispozicion SPAK-ut. Pas 2 vite e gjysmë nga Prokuroria e Tiranës nuk kemi asnjë veprim konkret hetimor por ka patur vetëm një zhvillim, ka qenë vendimi i Gjykatës së Strasburgut i cili certifikoi faktin se kemi të bëjmë me një krim shtetëror i cili vrau katër persona e plagosi me dhjetëra të tjerë. Jo vetëm që është një krim shtetëror por u pengua nga drejtuesit e shtetit të asaj kohe që të kishte hetim, gjykim të drejtë. Vendimi i fundit i Gjykatës së Lartë i marrë në këto kushte, pas vendimit të Strasburgut e cila e detyron Shqipërinë që të bëj një hetim shterues. Regjistrimi i çështjes të shohim si do e bëj Gjykata pasi tani që e ka marrë në hetim SPAK-u, hetimi duhet të nis që nga ish-kryeministri Sali Berisha, ministri i Brendshëm i asaj kohe zoti Basha dhe pastaj zinxhiri komandues siç ka qenë e përcaktuar në hierarki. Dëshmitarët kanë dhënë një reagim publik dhe Prokuroria e ka të lehtë pasi e di qëndrimin e Presidentit të kohës, Prokurores së Përgjithshme që ka qenë në atë moment. Ka raporte nga radhët e Policisë, Shërbimi Informativ, nga vendet partnere. Sot Basha dhe Berisha nuk janë më bashkë kështu që të dy kanë dhënë versione të kundërta për 21 Janarin dhe sot është e gjithë mundësia që të bëhet një hetim shterues dhe t’i jepet fatura gjithkujt. SPAK-u tani është përpara veprimeve standarde proceduriale ku tani është i detyruar që ta regjistrojë si çështje. Tani është shansi i fundit për të patur një hetim të drejtë dhe shterues në këtë ngjarje.
-A ke besim?
Ka kaluar aq shumë kohë sa fillon besimi fillon e bie por në këtë radhë çështja ka një mundësi për të shkuar lartë e për t’u pyetur ish-kryeministri, ish-ministri i Brendshëm i kohës. Minimumi nuk kanë dhënë deklarime. Kjo është mundësia e fundit për 21 Janarin dhe për drejtësinë, nëse nuk bëhet besimi i madh i qytetarëve që kanë te institucionet e reja të drejtësisë dhe duhet të drejtoj gishtin përballë çdo aktori vendimtar në ngjarjen e 21 Janarit, si ata që vranë personat në bulevard dhe të atyre që prishën provat e sabotuan hetimet.
-Dumani në deklaratat para gazetarëve ceku shumë tema, kë do veçoje si tema le të themi më të nxehta dhe pse ishte shumë i kujdesshëm duke thënë sekret hetimor, sekret hetimor?
Ndryshe nga herët e tjera, Dumani jepte peizazhe të ndryshme të hetimeve, këtë herë ai ishte vënë para gazetarëve duke dëgjuar pyetjet dhe jepte çfarë ai dëshironte e duke qenë nga ana tjetër edhe i rezervuar. Dukej që këtë herë ishte shumë më i kujdesshëm duke mos dhënë asnjë element të ri edhe pse mes rreshtave përmendi rastin e Berishës edhe për hetimin pasuror, përmendi disa element të tjerë. Në vetvete Dumani u tregua i kujdesshëm ndryshe nga herët e tjera.
-Ekstradimet është një tjetër pikë e nxehtë ku Dumani u pyet por edhe aty u tregua i rezervuar te një sërë emrash të njohur jo vetëm nga Dubai por edhe nga vendet tjera në Europë?
Dumani u pyet për 2 raste specifike, atë të zv. Kryeministrit z. Ahmetajt, i cili ndodhët në Zvicër dhe për rastin e Durim Bamit, i cili ndodhet në Emiratet e Bashkuara, kryesisht në Emiratet e Dubait, në parajsën penale dhe fiskale për të gjithë personat që vijnë nga bota e krimit dhe korrupsionit. Në rastin e ekstradimeve, Dumani tha se SPAK-u e ka bërë procedurën dhe detyrimi i mbetet marrja e sigurisë në Gjykatë, provimi i dyshimeve për implikim të një shtetasi dhe vënia në dispozicion i të gjithë materialit ndaj Interpolit dhe ministrisë së Drejtësisë, të cilat ndjekin pjesën e shpalljes në kërkim dhe kërkesën për ekstradim ndaj qytetarit që ndiqet nga organet e drejtësisë. Vetë personat të cilët Shqipëria kërkon ndaj tyre ekstradimin, ato në Emiratet e Dubait kanë tërhequr jo vetëm familjen e tyre të afër po edhe gjyshërit për t’i mbrojtur nga kundërshtarët. Vetë personat e botës së krimit e konsiderojnë Dubain si një burg i hapur ku nuk lëvizin dot jashtë qytetit pasi nga momenti në moment mund të arrestohen dhe të ekstradohen. Një pjesë e tyre, prej nga aty mund të drejtojnë aktivitetet e tyre kriminale dhe kjo gjë ka dhënë efekt direkt në Shqipëri sepse për herë të parë niveli i vrasjeve në vend ka rënë në nivel historik. Dubai për bandat kriminale është e ngjashme si Panama City, ku kriminelët u integruan në atë vend duke investuar paratë e tyre në Panama City. Nga Shqipëria është i ekstraduar por ai nuk u kap në Dubai por në Emirat në veri të Omanit. Një shtetas nga Elbasani i cili u kërkua me insistim nga Belgjika, ku ka shkuar 3 here ministri Drejtësisë i Belgjikës, ka shkuar Prokurori Federal Belg dhe kanë kërkuar me çdo kusht atë person ta merrnin nga Emiratet e Bashkuara për në Belgjik me motivin e vrasjes së Bledar Muçës. Sot ka komunitete shqiptare të cilët janë zhvendosur në Dubai, aty ku jetojnë dhe punojnë çdo ditë. I ekstraduar që është në listë pritje për momentin që është më i rëndësishëm, mesa di është Gramoz Rexhepi, i cili është kapur në Turqi. Besoj se ai do të ekstradohet dhe do të vij në Shqipëri, pasi përveç dëshirës së vetë personit, krimi më i rëndë sepse në Shqipëri ai ka një dënim për vrasje, pasi është një çështje në Gjykatën e Lartë dhe është në gjykim. Trantativat janë që Rexhep Gramozi të kthehet pas një kohe shumë të gjatë në Shqipëri. Do sjellim në Shqipëri mbretin e arratisjeve nga burgjet më të mëdha në Europë dhe në Amerikën Latine. Sa herë që qeverisë i shkon propozimi për rritjen e pagave të policisë, thotë janë shumë dhe nuk mundemi të bëjmë rritje page.
-Arrestimi i Ilir Beqajt, the se u arrestua për një gjë të vogël, kur ndërkohë iu la pa u përmendur gjëja e madhe…
Kur bëri lajm për herë të fundit ishte fakti që u arrestua. Deri tani ai ka qenë politikani i cili është paraqitur sa herë që është thirrur. Nuk e di se çfarë ka ndryshuar për SPAK-un që pse nuk e bëri më parë por e bëri tani. Arrestin e certifikon Gjykata pavarësisht dëshirës apo jo të SPAK-ut. Fakti që Beqaj u arrestua dhe u dërgua në burg pas një vendimi të formës së prerë nga Gjykata e Lartë, do të vij dita kur kjo gjë do të kthehet në një normë në Shqipëri. Ne kemi një qasje të gabuar ndaj politikave penale dhe qytetarët janë të dëshpëruar për drejtësi dhe prandaj arrestimi i çdo zyrtari të lartë e çdo politikani, duket sikur iu lehtëson sado pak dhimbjen. Beqaj është hetuar për 5 vite, është një provë për SPAK-un dhe do të shohim si do të shkojnë çështjet në Gjykatë. Deri tani në Gjykatë vetëm çështja e Belerit ka kaluar. Pritshmëria është shumë e madhe ndaj SPAK. Çështja Beqaj është në vijim e sipër. SPAK i vetëm nuk ka çfarë bën, mund të japi disa shembuj, mund të na japi disa simbole, por nuk vendos dot drejtësi. Në pamje të parë duket qartë kush është misioni i SPAK, një ndryshim të elitës politike gjatë këtyre 30 viteve dhe pjesa tjetër është një ndryshim të elitave brenda botës së krimit. Mendoj që kanë bërë një punë më të mirë me krimin se sa me korrupsionin, prandaj Shqipëria ka një numër rekord se rënieve të vrasjeve dhe një numër te madh të botës së krimit që janë arratisur nga Shqipëria. Kur isha në Amerikë më erdhi një njoftim për një operacion që po bëhej në kryeqytet për Inceneratorin e Tiranës, qarkulloi lajmi se ka masë sigurie dhe bllokimin e pasaportës së kryetarit të Bashkisë së Tiranës. SPAK ka kryer veprime nëpërmjet kontrolleve nga Byroja Kombëtare e Hetimit në mbështetje të Policisë së Shtetit pasi ka patur plan masash, janë bërë sekuestrime të mjeteve si tablet, telefona, kompjuter, dokumentacione, janë bërë kontrolle banesash, institucionesh shtetërore. Por jo në çdo rast SPAK-u merr vendim nga Gjykata.
