E hënë, 23 Nëntor, 2026

“Gjelat” ‘kakarisin’ vetëm 11 minuta, Spanja mposht Francën dhe shkon në finale

Share

Spanja kualifikohet në finale. “Gjelat” “kakarisin” vetëm 11 minuta dhe i japin “Furisë së Kuqe” biletën për ndeshjen më të rëndësishme.

Ekipi i drejtuar ng Luis De La Fuente triumfoi me përmbysje me rezultatin 2-1 përballë Francëls dhe do të jenë ata që do të udhëtojnë drejt Berlinit më 14 korrik.

Supersfida e luajtur në Mynih dhuroi spektakël.

Ekipi i Deshamp kaloi i pari në avantazh në minutën e 9. Mbape harkoi nga e majta në shtyllën e dytë, ku Kolo Muani me kokë dërgoi topin në rrjetë.


Në minutën e 21, Lamin Jamal shmangu dy lojtarë dhe lëshoi një goditje spektakolare nga jashtë zonës që mposhti portierin Menjo. Futbollisti spanjoll bëhet lojatri më i ri që shënon në historinë e Kampionateve Europianë, 16 vjeç e 362 ditë.


4 minuta më vonë, spanjollët përmbysën rezultatin. Dani Olmo shmangu dy lojtarë në zonë dhe lëshoi një diagonale të cilën Kunde e devijoi në rrjetën e portës së tij.

Në finalen e madhe të 14 korrikut që do të zhvillohet në “Olympiastadion” të Berlinit, Spanja do të ndeshet me fituesin e çiftit Angli-Holandë. Kjo ndeshje do të luhet nesër në orën 21:00 në “Sigal Iduna Park” të Dortmundit.

Te tjera

Lajme te tjera