E martë, 4 Gusht, 2026

Sporti lindi në Dodonë, Perëndia dhe Akili bekoftë kombëtaren tonë

Share

Nga Sami Dake, studiues

Shqipëria e futur denjësisht në eleminatoret e kampionatit evropian falë shpirtit atdhetar të bijve të saj do të përballet me ekipe të mëdha dhe me famë të madhe. Djemtë kuq e zi dita me ditë e lartësojnë emrin dhe krenarinë e Nënës së Madhe Dodonë – Shqipëri.

Fama e djemve kuq e zi buron në lashtësi me këmbëshpejtin Akil Pelindi hyjnori, me prejardhje nga Dodona Plakë Kolonja Shqipëri. Ai zgjodhi një jetë të shkurtër e me lavdi në jetë të jetëve për Pellazgji – Arbëri – Shqipëri. Origjina e Akilit, heroit pellazgjik te Iliada e Homerit provohet në këngën XXIII 171/185 kur ja lëshoi në dorë kripin mikut të tij Patrokli. “Kot, o Sperke, im atë Peleu t’dha fjalën që kur të ktheheshim n’trojet e t’ patëve për nderin tënd unë do të preja kripin dhe do të trueja njëqind mëzorë të pastër e pesëdhjet rrunza ke burimet e tua ku ke faltoren me altar t’erandësishëm. Kështu u lut plaku e ti s’ia kreve kushtin se unë ma s’do kthehem në mëmëdheun e dashun. Prandaj unë kripin (flokët) po ja truaj shpirtmadhit trimit Patrokël, që t’i marë me vehte, n’duar ja lëshoi.” Akil këmbëshpejti ngushëllohet me pavdekësinë ndër breza. Kremtimet për nder të Akil hyjnor këmbëshpejtit niseshin nga Dodona Pellazgjike. Fillostrati shkruan: Akili adhurohej si perëndi tej e mbanë Epirit dhe thirej aspet. Binomin Akil-aspet e dokumentojnë  

Aristoteli, Plutarku, Aristoniku i Tarentit, Ptolemeu i Efizit, Heziku e Toti”. Ai u vra para mureve të Trojës. Shigjeta e helmuar e goditi në thembër, e vetmja pjesë e trupit e pa lagur nga uji burimit. Këmbëshpejtë si Akili janë djemtë kuq e zi të përfaqësueses sonë në kampionatin evropian. Ata luajnë në ekipe të mëdha ku kanë bërë emër dhe fituar përvojë. Trashëgimia dhe shpirti mëmëdhetar ja u shumëfishojnë ambicjen, fuqinë dhe talemtin. Frymëzimi Akilit do bëjë çudi të jashtëzakonëshme. Supriza të paimagjinueshme do bëjnë dodonasit e rinj. Perëndia Dodonë e bekoftë kombin dhe përfaqësuesen tonë në kampionatin evropian. Garat sportive janë shumë të lashta dhe mendohet të jenë zhvilluar të parat në Dodonën Kolonjë. Panteoni i Dodonës Plakë ku janë zhvilluar edhe lojrat olimpike të shekullit të tretë kujdesej për zhvillimin e lojrave olimpike të rradhës në çdo pesë vite. Ato bëheshin masive dhe forconin lidhjet e rinisë nga të gjitha trojet pellazgjike. Fitimtarët stoliseshin në kokë me kurorën e lisit dodonas, simbol i lashtësë, i hyjnisë, forcës e papërkulshmërisë. Mbrekulli do të bëjnë djemtë kuq e zi në Gjermani me bekimin e Perëndisë Dodonë. Ata do të promovojnë vlerat e tyre personale dhe të kombit më të lashtë mbi Dhe, të qytetërimit prehistorik dhe Dodonës Plakë Kolonjë qëndër e botës së lashtë dhe njëherësh e Europës Plakë. Dashtë Perëndia të kthehen me kupën e evropianit dhe lojrat olimpike një ditë të bukur të zhvillohen në vendin e origjinës në Shqipëri. Dodona Plakë Kolonja kërkon lobingje të mëdha. Kampionati evropian është një mundësi që duhet shfrytëzuar. Konceptoheni e promovoni madhështinë Dodonë Plakë.

Te tjera

Lajme te tjera