Nga Tritan Kalo, mjek infeksionist
12 Maj përkon me Ditën ndërkombëtare të Infermjerëve…..
Infermjeret dhe Infermjerët ishin, janë dhe kurdoherë do të mbeten:
– krahu i djathtë i mjekëve në plotsimin e detyrës dhe misionit të tyre për përkujdesin ndaj të sëmurëve,
– janë në çdo dekikë promovuese dhe bartëse të vlerave që përkojnë me këtë përkujdes,
– janë nëna dhe motra që dashurinë për familjen dhe fëmijët e tyre, përpiqen tua përçojnë të gjithë të sëmurëve,
– sjellin frymë jetsore kudo që ushtrojnë profesionin e tyre tejet human,
– janë kontakti i parë dhe shpesh më i rëndësishmi me këdo që kërkon përkujdes mjeksor,
– mbeten armata më e madhe e përçimit edhe të dijeve për cilësimin shëndetsor të popullatës.
Kurdoherë unë mantelbardhi Tritan Kalo i kam respektuar, i kam mbështetur, i kam mirëkuptuar dhe kam luftuar edhe për to, që të kenë më shumë të drejta dhe trajtim më të mirë socio-ekonomik, për të shmangur “drenimin e tyre masiv nga sistemi ynë shëndetsor drejt emigrimit”…..
DUHET që edhe vetë ato të ndërgjegjësohen më shumë, për të kërkuar ato çfarë u takojnë dhe meritojnë, duke qënë më pak të delezuara apo shuplakërrahëse në të përditëshmen e jetës së tyre….
KONFORMIZMI sidomos ai ekstrem, mundet të jetë dobiprurës në terma afatshkurtër dhe afatmesëm, por asnjëherë në termat afatgjatë të ecurisë socio-ekonomike edhe për këtë shtresë të shoqërisë sonë demon-kratike sikundër janë infermjeret…..
GËZUAR DITËN E INFERMJERËVE!!!
Together forever and ever!
