E shtunë, 3 Tetor, 2026

Më 23 maj mund të hapen hetimet për vrasjen e Azem Hajdarit, ja kush e ekzekutoi realisht ish-deputetin e PD dhe si u mbulua krimi, roli i Ilir Metës, Sali Berishës, Genc Pollos dhe Pandeli Majkos, prokurori që mbylli dosjen u shpërblye nga kreu i Partisë së Lirisë, Idajet Beqiri nxjerr detajet e forta

Share

Avokati i njohur, Idajet Beqiri ka komentuar zhvillimet e fundit politike. Në një intervistë për gazetën “SOT”, avokati Beqiri hedh akuza të forta ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe presidentit (kreut) të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Konkretisht, avokati Idajet Beqiri ka nxjerrë detajet e forta, teksa deklaroi se Ilir Meta është porositësi i vrasjes së Azem Hajdarit dhe vëllezërve Haklaj. Ndërkohë avokati Idajet Beqiri deklaroi se disa figura që protestojnë ndaj kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj janë të kompromentuar dhe nuk kanë as sy e faqe që të bëjnë protesta e të lëshojnë akuza. Gjatë intervistës për kryeredaktorin e gazetës “SOT”, Rigels Seliman, ai solli si shembull për këtë Klevis Balliun, sipas të cilit, motra e tij bashkë me Shkëlzen Berishën bënë masakrën e Gërdecit. Sipas Beqirit, vajta e Veliajt në SPAK ka qenë në statusin e personit që ka dijeni dhe nuk ka të bëjë me deklaratat e kryebashkiakut se ka shkuar në mënyrë vullnetare.

-Avokat Beqiri, Ilir Meta është zgjedhur d President i Partisë së Lirisë. Duket sikur po vjen me një formë tjetër Ilir Meta në politikën shqiptare. Si e gjykoni dhe Konventën që u mbajt ditën e shtunë dhe zgjedhjen e tij si President duke qenë se ai ka qenë një ish-President i Shqipërisë, tani një President i PL?

Problemi i Ilir Metës është një kapitull i mbyllur për politikën shqiptare. Çfarëdo gjëje që ai të bëj, ai është një kufomë që ka vdekur, ai po përpiqet të ringjallet si Krishti, nuk ka një të dytë që ringjallet e për rrjedhojë ai nuk ringjallet por është i vdekur. E vdekur është edhe forca politike e tij që u përpoq nga LSI ta kthejë në PL, sepse mbarë shqiptarët janë të bindur në 1000% se ishte si një SHPK e krijuar nga Ilir Meta si një organizatë mafioze e cila qëllimin e vetëm kishte si të vidhte pasuritë kombëtare, si të vidhte shqiptarët për të grabitur ata. Meta nuk erdhi në politikë se njihte shtetin apo institucionet e tjera por të vidhte LSI-në e krijoi vetëm për të vjedhur si hajdut xhepash të shkallës së kriminelëve ordiner. Këtë LSI me të cilën ai kur e pa se nuk çante dot për të vjedhur, kur e pa se vjedhja duhej mbuluar se i dilnin petët e lakrorit, në këtë situatë kjo mafia me emrin LSI me në krye banditin Ilir Meta këto kanë bërë edhe vrasje, kanë urdhëruar që të vriten persona për të mbuluar gjurmë krimesh. Ka qenë një organizatë e vërtetë kriminale, duhet ta hetojë e trajtojë e t’ju shkojë hetimeve deri në fund edhe SPAK, nëse SPAK-u nuk e bën këtë gjë, e kemi shejtanin akoma brenda, e kemi gangrenën, plagën e rëndë kanceroze në shoqëri, e me të tillë plagë shoqëria nuk është e shëndoshë e nuk ecën përpara. E ktheu partinë në PL, e pa që nuk pati asnjë lloj jehone, për turpin e tij megjithëse u bashkua me Saliun, aq vota merrte Iliri vetëm në 2013-ën. Ndërsa tani në 2021-in nuk morën dot të dy bashkë sa Ilir Meta në 2013-ën që d.t.th se Partia e Lirisë së Ilirit ka vajt në fund te arkivoli që nuk ngjallet më. Me këto lëvizje që po bën, po ndjek të njëjtin stil të ‘ustait’ të tij të përjetshëm, Sali Berishës.

-Këto nuk janë partner politik, domethënë kanë raport vartësie me njëri-tjetrin?

Raport vartësie të plotë se vartësinë e kanë që në 92-shin. Që nga 90-ta e këtej e kam parasysh shumë mirë sesi veproi Ramiz Alia, sa zgjodhi variantin bullgar të vendosjes së pluralizmit politik në Shqipëri, sepse e tmerroi varianti rumun me prerjen e kokës së çiftit Çauçesku, Ramizi nxori kartat dhe Saliun e kishte agjent serb e dyfishtë edhe të Sigurimit të Shtetit, edhe Metën e disa persona të tjerë. U futën në grevën e studentëve  të cilët ishin bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit, Iliri ishte kryesori prej tyre. Ramiz Alia ia dha të gatshëm Saliut dhe i tha manovro, mbaj kë do ti, e të tjerët ia la PS. Dhe nga ajo listë që ia dha, 4 prej tyre i mori Saliu me kryesorin Ilir Metën dhe një tjetër i cili e tradhtoi ai më pas duke shkuar të PS. Ilir Meta vazhdoi rrugëtimin me Gazideden, i cili mbeti spiuni i Gazidedes, përveç se spiun i Sigurimit të Shtetit. Dhe Saliu e futi në 92-shin, Ilir Metën te PS, Saliu u bëri presion brenda të majtës së kohës se të tillë e kishin bërë marrëveshjen sa do rrinte Meta e Nano dhe më pas Metën e vendosi dhe kryetar, e më pas të tëra llojet e posteve që ka marrë në PS Ilir Meta, nuk ia ka dhënë PS por Sali Berisha. Kur u prishën llogarive, pas viteve 2000, ku u vodh floriri i Kërrabës, ajo i ka bërë këto që të ikin nga mend e kokës, ia nxorën të gjitha horrllëqet njëri-tjetrit. E më pas Saliu u bë ekzetori më i fortë që i tha Ilir Metës që vodhe 280 kg ar për vitin e ri, e vitin 1999 e festove me floririn që vodhe në Kërrabës, ia dha në Parlament me forta e fakte pasi një gjë të tillë e kishte bërë dhe vetë Saliu në vitin 97-të ku vodhi një pjesë të floririt në Shqipëri. Qe një prishje shumë e fuqishme, që u ndreq shumë shpejt pasi vajti Ilir Meta në vitin 2002 në Serbi në takim me ministrin e Jashtëm Dvoran Svilanoviç, dhe dëshmojnë pjesa e delegacionit thanë se kanë qëndruar 2 orë në takim e doli me 2 valixhe. E pas atij takimi, iu mbyll goja më pas Sali Berishës. Konventa e PL ishte konventë e turpit sepse arriti duke menduar se ua hodhi shqiptarëve me ndarjen nga Monika. Këtë ndarje e bëri vetëm që të ruajnë pasuritë që i kanë vjedhur këtij Kombi. Nëse Meta mendon se me këtë gjë luftoi nepotizmin siç ai e tha, shqiptarët përsëri qeshin me këtë idiotësi të tij.

-Ilir Meta tha ndër të tjera se jam përballur me Ramiz Alinë, i kam shpërthyer kurtheve të tij, të Fatos Nanos, të Sali Berishës. Çfarë mesazhi ka dashur Meta t’i jap politikës shqiptare dhe shoqërisë?

Ilir Meta nuk është përballur me askënd, ka bërë rolin e spiunit dhe ekzekutorit ku ka zbatuar urdhërat e Saliut. Ilir Meta, duam apo nuk duam ta pranojnë është vrasës, porositës vrasjesh. Ka bërë dy vrasje prej të cilave ia ka argumentuar Sali Berisha në Parlament ku i ka thënë se i ke vrarë dhe i ke hedhur te Mali me Gropa. Dhe SPAK megjithëse e ka këtë fakt, duhet të thërrasë Sali Berishën e ta pyes ku e ka marrë dhe e mbështes këtë informacion, të shpjegojë si janë bërë këto vrasje. Por nëse lihet në këtë mënyrë, tregon fuqinë e këtij vendi. Nga fakti që Ilir Meta ka shkarë nga binarët, të rrëshqet truri kur e ndjen veten ngushtë e kur të përmend krimet që ke bërë e kur e di që je pjesë e atyre krimeve arrin të bësh nga ato lloj deklaratash që të vetëpërgjegjësojnë. I pranon vetë krimet e tua, në një studio televizive Ilir Meta pranoi që ka bërë një ndër krimet më të rënda në Shqipëri, që po heton SPAK por urgjentisht duhet ta thërrasë për dëshmi. Është vrasja e vëllezërve Haklaj dhe vrasja e Azem Hajdarit. Kush e vrau realisht Azem Hajdarin dhe si u mbulua krimi i vrasjes së Azem Hajdarit, duke u fajësuar dy të pafajshëm, Jaho Mulosmani dhe Izet Haxhia, na i zbuloi Ilir Meta. Dhe e nxori informacionin që Ilir Meta qenka urdhëruesi. Ilir Meta në 2000-2002 kur ishte kryeministër, së bashku me Genc Pollon dhe Pandeli Majkon dhe një person tjetër, kanë qenë 5 persona të cilët kanë bërë planin te Hotel ‘Rogner’, si do t’i hidhet kjo vrasje e Azem Hajdarit, vetëm Jaho Mulosmanit dhe Izet Haxhisë, Ilir Meta thotë e thirra Prokurorin Haxhi Giu dhe i dhashë porosi që ta hetonte mirë dhe unë do t’i vija në dispozicion helikopter, mjete, të gjitha llojet e gjërave që ta hetonte mirë këtë punë, që t’i arrestonte ato (Jaho Mulosmanin dhe Izet Haxhinë). Madje thotë se Haxhi Giu i ka dhënë shtëpi, por prokurori e deformoi procesin. Ekzekutori i vërtetë i asaj vrasje ishte Fatmir Haklaj por në pritë e nxori Sali Berisha, i cili e kërkoi me ngulm në Fier Azem Hajdarin derisa e solli në Tiranë dhe derisa e nxori në pritë. Azemi doli pa e ditur se kush ishin ato, ndërkohë që Saliu e dinte. Dhe për t’i mbuluar jo gjë, shërbëtori i Sali Berishës, Ilir Meta e gjeti mekanizmin për ta mbuluar nëpërmjet prokurorit Haxhi Giu, ku pranoi dhe se i ka dhënë shtëpi, i kishte futur gruan në punë, e të tjera me radhë. Ia bëri të gjitha këto privilegje por harroi se për çfarë ia bëri se dosja do të shqyrtohet tani në 23 Maj 2024, në Kolegjin Penal të Gjykatës së Lartë dhe jam i bindur që Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë nuk do të eci në gjurmët e krimeve të Ilir Metës dhe Sali Berishës, por do i thërrasë mendjes se çfarë ndodhi faktikisht me vrasjen e Azem Hajdarit dhe kush urdhëroi të vriteshin vëllezërit Haklaj. Ilir Meta ka patur në dorë poste aq të larta sa konstatojnë dhe i thonë që po të ngacmon gruan filan fisteku. Dhe atë filan fisteku me mbiemër kafshe dhe urdhëron i bëhen tre atentate, iu shpëtoi tre atentateve e tani ka marrë arratinë ai person. Ai çështjen duhej ta zgjidhte me ligj, nuk mund të arrijë kryetari i shtetit të urdhërojë vrasje e t’i bëj personit tre atentate. Dy sektorët si Energjetika ku përfshihet dhe nafta, si dhe sektori i telefonisë, janë hambarët më të mëdhenj për Ilir Metën ku na ka bërë gjëmën ne si shtet, e urgjentisht t’i konfiskohet pasuria e t’i kalojë popullit se na ka vjedhur e grabitur rëndë e SPAK-u me këto të merret.

-Avokat, ekziston mundësia që çiftit Meta-Kryemadhi t’ju sekuestrohet pasuria?

Ajo është kryesorja, po nuk u bë sekuestrimi i pasurisë, janë 51 asete që bëjnë afro 100 milion euro, e dimë dhe në emër të kujt i ka hedhur në një shtet. Edhe SHBA i di, edhe shtetet tjera mike të Shqipërisë, anëtare ose jo të BE, i dinë dhe ato vëzhgojnë që Meta të mos hedh dorën e të bëj dhe të tjera tjetërsime, pasi dy i ka bërë por nuk mund të bëj dhe këtë të tretën.

-Keni një komenti sa i takon paraqitjes së kryebashkiakut të Tiranës në Prokurorinë Speciale (SPAK)?

Në SPAK, apo kudo në prokurori e gjykatë, nuk shkon me dëshirën tënde. Mund të kesh shumë gjëra për të thënë kur shkon vullnetarisht, por duhet bërë kallëzimi i cili më pas shqyrtohet dhe prokurorët vendosin nëse të thërrasin. Veliaj ka shkuar si person që ka dijeni për inceneratorët. Me këtë cilësi ka shkuar në SPAK dhe jo në mënyrë vullnetare. Sa ndejti në dhomë e paradhomë, janë thjeshtë lojëra fjalësh. Veliaj bëri një lapsus sepse tha se vajti si bashkëpunëtorë. Në gjuhë juridike kjo ka kuptim si i bashkë-fajshëm. Mund të thuash si bashkëpunues dhe kjo është tjetër gjë. Nuk paragjykoj. Sa kohë ka një procedim penal që janë dhe të bashkisë në hetim edhe kryetari do të thirret. Nuk e bën të fajshëm, por as të pafajshëm. Edhe mund të ketë bërë gabime me firmat që hidhen. Ka shumë skenarë që sqarohen nga drejtësia. Ai ka vajtur si person në dijeni. Nuk e paragjykoj. Por, është primitive dhe banale që me metoda shpellare, kur thërrasin figura politike, shkojnë e bëjnë protesta. Ligji është ligj. Sepse shpellarizmi merret si presion. Nga ana tjetër, të dalë djali i Fari Balliut e të bëjë ato që bën, në një kohë që nuk ka sy as faqe që të shkojë në SPAK. Ti thotë hajdut Velisë! Ai nuk i tha hajdute motrës së tij që bashkë me Shkëlzen Berishën bënë atë masakër në Gërdec.

Intervistoi: Rigels Seliman

Te tjera

Lajme te tjera