E hënë, 27 Prill, 2026

Nga sot, 5 shërbime te reja doganore përmes portalit eAlbania!

Share

Aktualisht, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka 34 shërbime që mundësohen online.

Dhe njofton se duke nisur nga dita e sotme qytetarët dhe bizneset mund të aplikojnë online nëpërmjet portalit eAlbania edhe për 5 shërbime të tjera, duke e çuar në 39 numrin e shërbimeve online.

Shërbimet në fjalë janë si më poshtë:

  1. Aplikim për Autorizim për Administrim të ambienteve të Magazinimit të Përkohshëm
  2. Kërkesë për miratim të Autorizimit për përdorimin proçedurës së deklarimit të thjeshtëzuar
  3. Kërkesë për shtesa/ndryshime në Autorizimin e Magazinimit të Përkohshëm
  4. Kërkesë për transferim Agjenti doganor nga një Agjenci Doganore në një tjetër
  5. Kërkesë për transferimin e të drejtave dhe detyrimeve nga një mbajtës tek një tjetër të autorizimit për RLP me përjashtim të pjesshëm

Te tjera

Lajme te tjera